Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka quajtur si të rreme të gjitha lajmet për tërheqjen e njohjes nga disa shtete, duke thënë se deri tash nuk kanë marrë asnjë notë verbale ku thuhet se refuzohet të ketë marrëdhënie ose që tërheq njohjen.
Pacolli i bëri këto komente në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e paqes. Ndërsa, duke folur për mundësinë që Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës, Pacolli tha se Lista Serbe duhet ta kuptojë që vendi ku mbrohen interesat e tyre është Kuvendi i Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre në institucione dhe nuk beson që do të tërhiqen nga kjo mundësi.
“Unë kërkoj nga faktori politik kosovar unitet dhe mos të habiten asnjë veprim i të tjerëve, duke ditur se një veprim i tillë është i dirigjuar nga lartë, nga Beogradi dhe ka për qëllim pengimin e mbarëvajtjes së gjërave në shtetin e Kosovës. Prandaj unë besoj që faktori politik, partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme që në një rast të tillë që unë nuk mendoj që do të ndodhë. Mos të shkatërrojnë edhe më tepër por të jenë të përgjegjshëm ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj qytetarëve dhe t’i ndihmojnë proceset“, ka thënë Pacolli, për Kosovapress.
Sipas Pacollit, asnjë shtet nuk na ka shkruar nota verbale për tërheqjen e njohjeve deri tani. “Asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën”.
“Ata bëjnë një veprim që të gjithë e shohin si shumë destruktiv dhe sa do t’ia dalin unë nuk e di. Nëse keni ndërmend të flisni për tërheqjen e njohjeve, unë iu garantoj sot që Kosovën e kanë njohur 116 shtete dhe ekzistojnë 116 nota verbale që kanë ardhur në Kosovë dhe më shumë se 100 shtete kemi marrëdhënie diplomatike të nënshkruara në mes Prishtinës dhe kryeqyteteve të këtyre shteteve që e kanë njohur Kosovën. Deri tani asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën de fakto dhe de jure dhe nga njohja e Kosovës”, tha ai.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e ambasadorit të Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili ka thënë se janë disa shtet që kanë tërhequr njohjet.
“Nëse ky diplomat posedon diçka le të na tregon edhe neve. Ne nuk kemi marrë asnjë notë verbale sa i përket njohjeve dhe besoj që nuk duhet të biem pre e informatave të rrejshme. Për mua tërheqje është atëherë kur një shtet refuzon të ketë marrëdhënie me Kosovën, një shtet i cili thotë se deri tash e kam njohtë por tani tërhiqem nga njohja, kjo nuk ka ndodhur ende“, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka shprehur mirënjohjen për Francën që e ka bërë të mundur që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha vendet tjerët Forumin e paqes në Paris, ku është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte me ato shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët