Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është ankuar se asnjëherë ambiciet e tij në politikë nuk u zbatuan edhe kur ishte pjesë e qeverisjes.
Pacolli tha se po të ishin vendosur në zbatim planet e tij, atëherë do të kishte punësuar 150 mijë veta.
“Po të ishte krijuar ai zinxhiri i pafund dhe të krijohet mundësia që qytetari të shfrytëzojë çdo pëllëmbë të tokës. Sipas kalkulimeve tona, ne kemi mundur të krijojmë mbi 150 mijë vende të punës, sepse në atë kohë me bujqësinë s’është marrë askush. Dhe në momentin që ne e kemi proklamuar këtë mundësi, njerëzit pa e kuptuar projektin dhe idenë fillonin të thonin se këtu është një parti që po do ta bie sistemin e lindjes”, tha Pacolli.
Megjithatë, ai thotë se aty ku ka qenë partia e tij s’ka qenë e mundur të flitet për korrupsion, hajni apo keqpërdorim.
“Kam ardhur me një program preciz, shumë të kuptueshëm dhe të realizueshëm. Ka qenë edhe manifesti ynë në zgjedhjet e 2007. E kemi promovuar kudo programin tonë, por s’jam i sigurt që programi ynë u kuptua nga njerëzit. S’është kuptuar sepse do të kishte koncez të votave shumë më tepër që kemi pasur. Programi ka hasur në vesh të shurdhër për arsye se në atë kohë s’ka pasur debate ku është folur për program. Kam qenë i befasuar në atë se si ndryshon realiteti. Unë vij prej biznesit dhe hyj në një ambient krejt tjetër, në debate ku vinin në pyetje gënjeshtrat dhe thashethemet”, shprehet ai.
Pacolli në Klan Kosova tha se u kritikua edhe duke i thënë se po dëshiron që studentët t’i bëjë bujq.
“Kemi qenë pjesë e Qeverisë, por kemi arritur të ndikojmë me aq pjesëmarrje sa kemi pasur. Të gjitha idetë tona kanë mbetur rrugëve. Në biznes kam hapur vende pune, por në politikë ka qenë diçka tjetër, sepse s’janë marrë për bazë”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë