LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Engel vazhdon të ndihmojë fuqizimin e shtetit të Kosovës

Pacolli: Engel vazhdon të ndihmojë fuqizimin e shtetit të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mëngjesin e sotëm e takoi kongresmenin Eliot Engel.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Mëngjesin e sotëm, pata nderin ta kaloj së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. Kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.
Kongresmeni Engel edhe sot nga pozicioni i udhëheqësit të komitetit për politikë të jashtme në kongresin e SHBA, ndihmon fuqizimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Faleminderit kongresman Engel”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/