Takimi i përbashkët i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me drejtues të lartë të Komisionit Evropian dhe Britanisë së madhe ka nisur në Sarajevë, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Iniciativës së Triestes, dy instrumenta nxitës të afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Evropian.
Takimi u hap nga nikoqiri, ministri i jashtëm i Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak, i cili ja dha pastaj fjalën ministres së jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në emër të Bullgarisë, vend që kryeson Bashkimin Evropian.
Sipas një komunikate të MPB-së, drejtori i Zgjerimit, Kristian Danielson, në emër të Komisionerit Hahn, ilustroi pritshmëritë e Bashkimit Evropian prej vendeve të Ballkanit në reforma dhe në bashkëpunim rajonal.
“Ballkani është bërë prioriteti numër një për Komisionerët Mogherini dhe Hahn dhe gjithë Bashkimin Evropian, dhe ju duhet të kapni momentumin e artë”, ju drejtua Drejtoresha për Ballkanin dhe Turqinë në Komision, Angelica Eichhorst, ministrave të Ballkanit.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, bëri thirrje për më shumë realizëm prej Bashkimit Evropian, duke i kërkuar më shumë qartësi për afatet, instrumentet, mjetet, në dispozicion të zgjerimit të vendeve të Ballkanit.
Në fillim të fjalës së vet, ministri i jashtëm dhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, pati disa fjalë keqardhjeje për përpjekjet e Bosnjës për të përjashtuar Kosovën nga ky aktivitet.
Duke i u përgjigjur ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili vuri në diskutim pjesëmarrjen e Kosovës në Sofie, në takimin e ardhshëm organizuar nga Bulgaria, Pacolli tha se shtetësia e Kosovës është diçka e kryer.
“Ne do të jemi bashkë në Sofie, si gjithë shtetet e tjerë të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Më pas, ministri Pacolli foli për implikimet e Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Evropian në veprimtarinë e qeverisë së Kosovës, brenda vendit dhe në marrëdhëniet me rajonin dhe BE-në.
Ministri Pacolli nënvizoi faktin se Strategjia e konfirmoi anëtarësimin e sigurt në të ardhmen e afërt të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, diçka që tashmë u bë e qartë dhe për Serbinë.
“Ne mbetemi të angazhuar fuqimisht në procesin e integrimit europian, zbatimin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, ashtu si dhe në Dialogun e Lehtësuar prej BE- për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht detyruese për të dy palët. Po rrisim bashkëpunimin me të gjithë fqinjët, madje dhe me Greqinë që e mbështet integrimin tonë europian”, vijoi ai.
Duke iu referuar Procesit të Berlinit, iniciativë e Bashkimit Evropian për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, infrastrukturor, etj midis vendeve të Ballkanit, shefi i diplomacisë kosovare propozoi krijimin e një Zone të Lirë Ekonomike ndërkufitare midis Veriut të Kosovës dhe Jugut të Serbisë, si një veprim asimetrik, që do të sillte zhvillim ekonomik, do të normalizonte marrëdhëniet ndëretnike dhe do të relativizonte rëndësinë e kufijve.
Sa i përket Zonës së Përbashkët Ekonomike në rajon, Pacolli tha se e mirëkuptonte qasjen e Bashkimit Evropian që e shihte këtë Zonë si paradhomën e integrimit.
“Si të zgjidhim pabarazitë në trajtimin reciprok? Si ta detyrojmë Bosnjën dhe Serbinë që të heqë pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitaleve në gjithë këtë hapësirë? Si ta detyrojmë Serbinë të zhbllokojë funksionimin e linjës së Interkoneksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, veprim që e kryen për të ruajtur monopolin në shpërndarjen e energjisë në rajon? Si t’i kapërcejmë pabarazitë e krijuara prej pozicionit gjeografik, duke kompensuar ato vende që nuk kanë kufij me BE-në? Na duhet, gjithashtu dhe një instancë arbitrimi për mosmarrëveshjet mes nesh, jo thjesht mbi bazë dypalëshe apo rajonale”, qartësoi ai pozicionin e Kosovës.
Pacolli kërkoi liberalizimin e vizave me BE-në, sepse Kosova nuk mund të bëhet vrima e zezë e Evropës.
Në fund, Pacolli iu drejtua homologut të tij boshnjak me shaka: “duhet ta mbyll shpejt fjalimin, sepse qëndrimi im në Bosnjë, është vetëm për dy ditë sipas vizës që më dhatë”.
Ministri i jashtëm Pacolli bëri thirrje që të lehtësohen kontaktet midis qytetarëve boshnjak të Kosovës apo kosovarëve në përgjithësi dhe Bosnjës, në përputhje me frymën e bashkëpunimit rajonal. /Kosovapress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-380x233.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-380x233.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-380x233.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-11-780x439.jpg)
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re