Deri në 150 euro pacientët janë të detyruar të paguajnë për të blerë thjerëza dhe materiale specifike që duhen për heqjen e perdes së syrit në Klinikën e Syve në QKUK. Kjo po u shkakton mjaft pakënaqësi atyre.
Nga drejtoria e kësaj Klinike kanë bërë të ditur se së shpejti do të sigurohet materiali specifik.
Ymer Beqiri është njëri ndër pacientët e shtrirë në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje për heqjen e kataraktit I njohur si perde së syrit.
E për këtë ndërhyrje ai thotë se është detyruar që vetë t’i blejë thjerrëzat dhe materialin specifik që nevojitet, e të cilat i kanë kushtuar rreth 150 euro.
“Materiali që nevojitet e që e kam blerë në barnatore private, kushton rreth 150 euro. Shpenzimet e qëndrimit në spital që kushtojnë 40 euro dhe infuzioni 30 euro. Ndoshta dikush për shkak të këtyre shpenzimeve nuk mund ta kryejë këtë operacion”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ymer Beqiri.
Njëjtë janë shprehur edhe pacientë të tjerë, të cilët përveç kësaj, kanë thënë se kësaj qendre i mungojnë edhe disa gjëra elementare.
“Nuk kemi as jastëk ku të mbështesim kokën. Të gjitha gjërat elementare është dashur t’i sjellim vetë që janë mjaft të kushtueshme”, thotë pacientja tjetër, Mane Marku, përcjell Telegrafi.
“Pajisjet për operacion në kanë kushtuar 147 euro. Kemi shkuar i kemi blerë në barnatore private”, thotë pacienti Ramadan Hasani.
Mungesën e materialeve për operim e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj klinike, Adem Miftari, përmes një përgjigjeje me shkrim, teksa ka bërë të ditur se së shpejti do sigurohet edhe material specifik.
Sa i përket furnizimit me material specifik për oftalmologji janë bërë hapa konkret në realizimin e kërkesave. Si menaxhment i ri klinikës, kemi ndërmarrë masa të menjëhershme, kemi parashtruar kërkesa tek barnatorja qendrore, me përkrahje edhe nga menaxhmenti i SHSKUK-së. Sa i përket furnizimeve tjera ka lëvizje pozitive sikurse në krejt SHSKUK. Pra, së shpejti do sigurohet edhe material specifik për të cilin na ka përkrahur menaxhmeti i SHSKUK. Deri tani kanë blerë thjerrëzat me material përcjellës specifik, por janë porositur nga barantorja qendrore dhe presim furnizimin e shpejt me to, kurse me materialet tjera shpenzuese jemi furnizuar sikurse krejt SHSKUK”, tha në përgjigjen me shkrim Adem Miftari.
Miftari ka shtuar se janë në pritje të furnizimit që do të ndodhë së shpejti./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI është e izoluar, thirrjet për bojkot të zgjedhjeve janë të papërgjegjshme

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Nagavci rrugës për Gjilan për vendosjen e gur-themelit të çerdhes: Vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës