LAJMI I FUNDIT:

Paçarizi thotë se Veseli tash po sillet si lider i PDK-së

Paçarizi thotë se Veseli tash po sillet si lider i PDK-së

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Kadri Veseli sot ka nisur të sillet si lider i PDK-së, meqë sipas tij, për një kohë është sjellur si kryetar i Kuvendit.

“Veseli u soll vetëm si kryetar Kuvendi. Kishte harruar se është lider i partisë. Nuk mjafton t’i thuhet secilit: “ti e ke mire”, sepse nuk mund ta ketë secili mirë. Më pëlqeu deklarata e tij se “kemi dhënë kryeministra me qera”. Pra Veseli tani po sillet si lider”, ka thënë Paçarizi në RTK.

Paçarizi nuk beson se do të ketë zgjedhje, por nëse ato mbahen, ai ka frikë se procesin zgjedhor do ta pushtojnë akterë joserioz dhe do të ketë retorikë nacionaliste


Ai ka thënë se Kosova sot është më e izoluar se që ishte para disa vitesh.
“Pozicioni i Kosovës është më i dobët se që ishte. Taksa nuk ishte serioze dhe nuk e kuptoj pse PDK kërkon autorësinë e saj. Ka pasur instrumente tjera politike e ekonomike që kanë mundur të shqiptohen ndaj Serbisë dhe mos ta dobësojë pozicionin e Kosovës karshi partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori