Escobar kishte një mënyrë të tijën për t’u marrë vesh me armiqtë. Ai e quante këtë mënyrë: “plata o plomo” (argjend ose plumb). Zakonisht nëse një politikan, gjyqtar apo polic hynte në rrugën e tij, në fillim ai përpiqej t’i korruptonte ata, dhe nëse kjo nuk funksiononte, ai jepte urdhër. Numri i njerëzve të ndershëm të vrarë nga Escobari mbetet i panjohur, por sigurisht që i arrin qindra e ndoshta mijëra.

Viktimat e tij


Edhe nëse ishe i rëndësishëm ose me post të lartë, kjo nuk përbënte mbrojtje nëse fusje hundët në punët e Escobarit. Ai urdhëroi vrasjen e kandidatëve për presidentë dhe thuhet se pas sulmit në Gjykatën e Lartë të vitit 1985 fshihej ai. Shumë gjyqtarë mbetën të vrarë. Në 27 nëntor të vitit 1989 Escobar vuri një bombë në avionin Avianca 203 duke vrarë 110 njerëz. Objektivi që ishte një kandidat presidencial, nuk ndodhej në bord. Përveç këtyre vrasjeve, Escobar dhe organizata e tij ishin përgjegjës për vdekjen e një numri të madh magjistratësh, gazetarësh policësh, bile dhe kriminelëve brenda organizatës së vet.

Pushteti absolut

Në mes të viteve 1980, Pablo Escobar ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Revista Forbes e listoi atë si njeriu i shtatë më i pasur në botë. Perandoria e tij përfshinte një grup të madh ushtarësh e kriminelësh, një kopsht zoologjik privat, pallate dhe apartamente në të gjithë Kolumbinë, avionë privatë që i përdorte për transportimin e drogës dhe një pasuri personale prej 24 bilion dollarësh. Ai mund të urdhëronte vrasjen e kujtdo, kudo dhe në çdo kohë.

Robin Hud?

Escobar ishte një kriminel brilant, dhe ai e dinte se do të ishte më i sigurtë sikur njerëzit e zakonshëm të Medellin ta donin atë. Prandaj, ai harxhoi miliona në ndërtimin e parqeve, shkollave, stadiumeve, kishave, madje dhe shtëpi për banorët më të varfër. Strategjia e tij funksionoi. Escobar duhej nga njerëzit e thjeshtë, që e shihnin atë si një hero në të mirë të komunitetit të tyre.

Jeta personale   

Në vitin 1976, ai u martua me 15 vjeçaren Maria Victoria Henao Vellejo, dhe kishin së bashku dy fëmijë, Huan Pablon dhe Manuelën. Escobar ishte i njohur për punët e tij jashtë­martesore, dhe preferonte vajzat në moshë të re. Një nga të dashurat e tij, Virginia Valleho, u bë një personalitet i famshëm në televizionin kolumbian. Por përveç këtyre tradhtive, ai qëndroi i martuar me Maria Victorian deri në vdekje.

Problemet ligjore

Problemi i parë serioz me ligjin ishte në vitin 1976, kur ai dhe disa aleatë të tij u kapën gjatë një shkëmbimi droge në Ekuador. Escobari urdhëroi vrasjen e oficerëve që kryen arrestimin dhe çështja u hodh poshtë menjëherë. Më vonë, në kulm të pushtetit të tij, pasuria dhe hakmarrja e Escobarit ua bënin autoriteteve kolumbiane të pamundur vënien e drejtësisë në vend për problemet e tij ligjore. Çdo herë që bëhej një përpjekje për të limituar pushtetin e tij, ata që ishin përgjegjës për këtë ose korruptoheshin ose vriteshin. Presoni ishte i madh, por nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila e donte Escobarin të ekstraduar për t’u përballur me akuzat e drogës, ai përdori të gjithë pushtetin e tij dhe terrorin për ta parandaluar këtë gjë.

Burgu ‘La Catedral’

Në vitin 1991, falë presionit që rritej për ta ekstraduar Escobarin, qeveria kolumbiane dhe avokatët e tij arritën një marrëveshje interesante. Escobar do t’i nënshtrohej një burgimi me afat kohor prej 5­ vjetësh. Do të kishte burgun e tij personal dhe nuk do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara ose në ndonjë vend tjetër. Burgu ‘La Catedral’ ishte një fortesë elegante e pajisur me xhakuzi, një ujëvarë, fushë futbolli dhe një bar. Escobar kishte bërë negociata që t’i zgjidhte vetë rojet tij. Ai ndërtoi perandorinë e tij brenda La Catedral, duke dhënë urdhra nëpërmjet telefonit. Nuk kishte të burgosur të tjerë në La Catedral. Sot ky burg është i rrënuar, dhe ka plot gjahtarë thesaresh që kërkojnë objekte të fshehura nga Escobar.

Komandimi

Të gjithë e dinin që Escobar po komandonte nga brenda burgut, por në korrik të vitit 1992, u zbulua se ai kishte urdhëruar sjelljen e disa të pabesëve brenda në La Catedral dhe në fund i kishte torturuar dhe vrarë. Kjo ishte tepër e rëndë për qeverinë kolumbiane dhe u bënë plane për transferimin e tij në një burg normal. Por gjatë ekstradimit, Escobar u arratis dhe u fsheh. Qeveria amerikane dha ndihmën e saj për ndjekjen e Pablos. Në fund të vitit 1992, dy organizata ishin në ndjekje të tij: ‘Blloku Kërkimor Special’, një skuadër e mirë­trajnuar kolumbiane dhe ‘Los Pepes’ një organizatë armike e Escobar e përbërë nga anëtarët e familjeve të viktimave të tij dhe e financuar nga rivali kryesor i tij, Cali Cartel.

Fundi

Më 2 dhjetor të vitit 1993, forcat e sigurisë kolumbiane duke përdorur teknologjinë amerikane e lokalizuan vendndodhjen e Escobarit të fshehur në një shtëpi të klasës së mesme në Medellin. ‘Blloku Kërkimor’ u vu në ndjekje të tij duke e rrethuar dhe u përpoq ta sillte në paraburgim. Por Escobarit vendosi t’i luftonte ata. Pablo u vra gjatë përpjekjeve për t’u arratisur nga çatia. U qëllua në trup dhe në këmbë por goditja finale ishte në veshin e tij, duke na lënë të besohet se kishte kryer vetëvrasje.

Shumë të tjerë besojnë se ishin forcat policore kolumbiane që e kishin ekzekutuar atë.

Me Escobarin të vdekur, organizata kriminale e Medellin e humbi pushtetin e saj përballë rivalëve, Cali Cartel, të cilët dominuan derisa qeveria lolumbiane arriti t’i mbyllte deri në mesin e viteve 90’. Pablo Escobar akoma kujtohet nga të varfërit e Medellin si një faktor i mirë për shoqërinë. Ai është bërë subjekt i shumë librave, filmave dhe uebsajteve të ndryshëm që vazhdojnë të flasin për këtë mjeshtër të krimit, që dikur sundoi një prej perandorive më të mëdha kriminale në histori.

pablo escobar1

pablo escobar2

pablo escobar3

pablo escobar4

pablo escobar5