LAJMI I FUNDIT:

Pa viza për shtetasit e Bosnjë dhe Hercegovinës, mbërrin në Kosovë grupi i parë i qytetarëve – zëvendëskryeministrja Rexhepi publikon pamje  

Pa viza për shtetasit e Bosnjë dhe Hercegovinës, mbërrin në Kosovë grupi i parë i qytetarëve – zëvendëskryeministrja Rexhepi publikon pamje  

Një grup i shtetasve të Bosnje e Hercegovinës, ka mbërritur në Kosovë përmes kufirit me Shqipërinë, në orët e para të 1 janarit 2025.

Ata kanë ardhur me një organizim të Bashkësisë shqiptare të BeH në koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për t’i pritur ka dalë zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.


Udhëtimi përfaqëson një akt simbolik solemn që hap kufijtë e Republikës së Kosovës dhe mirëpret vendimin e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave dhe lejimin e hyrjes së qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës me letërnjoftim.

Sipas njoftimit të Bashkësisë shqiptare të BeH, udhëtarët që përfshihen në këtë udhëtim janë “intelektualë të shquar, ambasadorë, profesorë universitarë, akademikë, biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe qytetarë të tjerë të shquar dhe anëtarë të Bashkësisë shqiptar në BeH, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë Republikën e Kosovës për më shumë se disa dekada“.

“Ky udhëtim do të përfaqësojë edhe një akt të njohjes joformale të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës nga intelektualët dhe personat e tjerë me ndikim në BeH dhe në këtë mënyrë t’u japë një shtysë tjetër autoriteteve të BeH që të bëjnë të njëjtën gjë për qytetarët e Kosovës dhe të heqë procedurën rigoroze të vizave dhe të mundësojë udhëtimin me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe një nxitje për bashkëpunim më të lehtësuar ekonomik dhe akademik në të ardhmen dhe përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë“, thuhet në njoftim, raporton KP.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka publikuar pamje nga ardhja e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori