Janë nevojitur vetëm 24 orë nga fillimi i shitjes, që të “zhduken” të gjitha njësitë që ishin të disponueshme në treg.

Në fakt bëhet fjalë për Hyundai, që më 9 nëntor filloi shitjen e modelit Ioniq 6 në pjesë të caktuara të tregut evropian, transmeton Telegrafi.


2 47

Hyundai i kishte ofruar në treg 2.500 sosh, por duket se nuk mjaftuan, pasi që të gjithë u shitën brenda 24 orëve.

3 27

Duhet pasur parasysh se modeli ishte ofruar në Gjermani, Britani të Madhe, Francë, Holandë dhe Norvegji.

4 27

Fatlumët që arritën të rezervojnë një të tillë, duhet të presin të paktën deri më marsin e vitit të ardhshëm. Të tjerët do të duhet të presin deri në pranverë.

5 21

Hyundai Ioniq 6 vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 325 kuaj-fuqi, kurse bateria ka një kapacitet prej 77.4 kvh.

1 306

Në Gjermani është ofruar me një qmim fillestar prej 66.400 euro. /Telegrafi/