"Pa drejtësi s'ka qetësi", aksion para Gjykatës Themelore në Lipjan për vdekjen e Agon Zejnullahut

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka mbajtur një aksion para Gjykatës Themelore - dega në Lipjan për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ku kërkohet përgjegjësi dhe drejtësi e paanshme.
"Pa drejtësi s'ka qetësi", thuhet në pankartat e vendosura, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, AVONET thotë se të vazhdojnë ta ndjekin këtë rast deri në fund, duke kërkuar zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe adresimin institucional të çdo përgjegjësie eventuale.
"Drejtësia nuk guxon të vonohet dhe as të heshtet", thuhet mes tjerash në reagim.
Ndryshe, pesë zyrtarë policorë, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut, tashmë kanë arritur në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan.
Pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore./Telegrafi/



















































