Oxlade-Chamberlain bashkohet me Liverpoolin, Klopp e pret me përqafime lojtarin (Foto/Video)

Alex Oxlade-Chamberlain është takuar më shokët e rinj te Liverpooli, ndërsa ka takuar edhe trajnerin e ri të tij, Jurgen Klopp.
Anglezi erdhi për herë të parë në qendrën stërvitore të klubit, pasi luajti për Tre Luanët në dy ndeshje.
Ai erdhi për shumën e 40 milionë funteve edhe pse kishte ofertë edhe nga Chelsea.
Oxlade-Chamberlain u prit nga Jurgen Klopp me tu futur në ambientet e klubit, ku nuk mungoi as përqafimi i gjermanit.
Ai erdhi në klub së bashku me Georgino Wijnaldum, ku Klopp i përqafoi të dy.
Oxlade-Chamberlain sot zhvilloi edhe stërvitjen e parë me klubin e ri, ndërsa mund të debutojë në fundjavë ndaj Manchester Cityt.
Oxlade-Chamberlain hëngri edhe mëngjes bashkë me shokun e skuadrës Jordan Henderso.
“Pas gjashtë viteve, ku fitova tri FA Kupa dhe memorieve të jashtëzakonshme erdhi largimi nga Arsenali”, kishte shkruar para disa ditësh Oxlade-Chamberlain. /Telegrafi/


















































