Për herë të parë që prej 25 vjetësh, sipas një studimi, po shtohen njëkohësisht pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme. Më të pasurit e botës kanë arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore.
Korporatat dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë COVID-19 dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam.
“Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore”, thuhet në raportin “Mbijetesa e më të pasurve“, i publikuar në ditën e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.
Sipas organizatës e cila është kritikuese e kapitalizmit, në Gjermani tendenca është edhe më evidente. 81 për qind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.
Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2.7 miliardë dollarë.
1.7 miliard njerëz në varfëri
Oxfam thotë se aktualisht jetojnë të paktën 1.7 miliardë njerëz në vendet ku inflacioni është më i lartë se sa zhvillimi i pagave.
Një në dhjetë persona në planet është i uritur apo rreth 828 milion njerëz. 60 për qind e popullsisë botërore që vuan nga uria janë gra dhe vajza.
Ministrja gjermane e Zhvillimit: Kthim vite pas
Edhe ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze e konsideron si të rrezikshëm këtë zhvillim.
“Është shenjë alarmi, që hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po thellohet gjithnjë e më shumë. Pandemi, konflikte e sidomos edhe sulmi rus na kanë kthyer vite pas në varfëri, uri, shëndet apo arsim – ndërkohë që të pasurit janë pasuruar edhe më shumë”, thotë Schulze.
Politikanja socialdemokrate tërhoqi vëmendjen se, “nëse ne në mbarë botën nuk e evitojmë pabarazinë, ne nuk do të mund t’i përballojmë krizat”.
Schulze thotë se është e rëndësishme të krijohen rrjete sociale sigurie, që të mbështesin njerëzit në rast se humbasin të ardhurat, shtëpinë, apo punën si dhe kur bëhen prindër.
Oxfam bën thirrje për rritjen e taksave
Oxfam kërkon si rrugëdalje nga kriza rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende më të varfrit përballen me taksa më të larta se miliarderët.
Sipas Oxfamit, në mbarë botën vetëm katër përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Kjo organizatë pret prej qeverisë federale të Gjermanisë që të aplikojë konkretisht një taksë ndaj fitimeve të pazakonta në nivel të lartë gjatë kohës së krizës energjetike. Të tilla të ashtuquajtura super fitime duhet të tatimohen me të paktën 50 për qind.
Përveç kësaj, sërish duhet të rivendoset tatimi ndaj pasurisë. Është gjithashtu e nevojshme një taksë që paguhet njëherë ndaj pasurive të mëdha. Këto para duhet të investohen në sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimit social. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët