LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Vendi është në krizë institucionale

Osmani: Vendi është në krizë institucionale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se institucionet kanë mbetur pa legjitimitet dhe vendi është në një krizë institucionale.

Këto komente Osmani i bëri gjatë takimit të kryesisë së LDK-së me strukturat e degës së kësaj partie në Vushtrri. Ajo ka folur edhe për situatën aktuale, aktivitetet e Grupit Parlamentar të LDK-së duke përfshirë edhe mocionin, Ndërsa, ndër të tjerash ka folur për një program politik konkret të LDK-së, ku secili i ri do ta gjente vetveten.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri foli më shumë për qeverisjen lokale, falënderoi të gjithë qytetarët për besimin, duke thënë se qyteti i Vushtrrisë po ndryshon me qeverisjen e LDK-së.


Tahiri kërkojë më tepër angazhim dhe organizim për aktivitetet e ardhshme të komunës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i përshëndeti të pranishmit dhe në veçanti falënderoj të gjitha strukturat për një punë të madhe, që pas një kohe të gjatë LDK-ja në Vushtrri është fituese.

Beqiri ka përcjellur përshëndetjet e kryetarit Mustafa, ka njoftuar degën për qëndrimet e Kryesisë së LDK-së.

Sipas një komunikate të LDK-së, dialogu, kufijtë shtetëror, Forcat e Armatosura, listat e fryra të veteranëve vazhdojnë të jenë pika kryesore të debateve me të gjitha strukturat.

Beqiri gjithashtu kërkojë një aktivitet të shtuar në terren, biseda direkte me qytetarë dhe propozime konkrete për programin e ardhshëm qeverisës së LDK-së, sepse jo vetëm sondazhet që nxjerrin LDK-në fituese por edhe vota e qytetarit do ta vërtetojë.

Skender Hyseni, anëtar i kryesisë së LDK-së, hapur ka shprehur qëndrimet e LDK-së, vijat e LDK-së për dialogun dhe çështje tjera tejet të rëndësishme për vendin. Ai poashtu bën të qartë që të gjitha shqetësimet e strukturave të LDK-së dhe qytetarëve jo vetëm që do të adresohen por edhe do ta marrin zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas, ka përgëzuar të gjitha strukturat për rezultatin dhe shembullin e mirë që kanë dhënë për degët tjera për bashkëpunimin mes të gjitha strukturave. Ajo poashtu ka inkurajuar modelin e degës dhe forumeve dhe ka kërkuar të vazhdojnë të unifikuar dhe bashkërisht të punojnë për mirëqenien e të gjithëve.

Kryetari i FRLDK-së, Fidan Rekaliu ka thënë që vetë qeverisja në Vushtrri e ish-kryetarit të Forumit të Rinisë, aktualisht kryetar i Komunës, Tahiri dhe plotë të rinjve në udhëheqje, tregon qartë që LDK-ja prioritet i ka të rinjtë. Rekaliu ka falënderuar gjithashtu të gjithë në veçanti të rinjtë për aktivitetin dhe për përkushtimin ndaj LDK-së.

Strukturat e degës së LDK-së në Vushtrri pas një debati produktiv kanë shprehur përkrahjen ndaj qëndrimeve të LDK-së dhe kanë kërkuar mbështetjen e kryesisë për degën./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori