Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" ka takuar kontigjentin e ushtuarëve të FSK-së, që po niseshin për një trajnim në SHBA.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se u ka uruar suksese ushtarëve të FSK-së që do nise për në ShBA për programin e trajnimit “Joint Readiness Training Center”.


“Sot në mëngjes, me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center)”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/