LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon Grubin, kërkon nga mërgata t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë

Osmani takon Grubin, kërkon nga mërgata t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Sipas komunikatës nga presidenca të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mirë ndërfqinjësore dhe kanë shprehur përkushtimin që ato të avancohen edhe më tej.

Grubi ka uruar u.d. Presidenten Osmani për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.


Ai e ka njoftuar zonjën Osmani për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të Mërgatës shqiptare.

Në këtë kontekst Osmani kë mbështetur këtë proces duke kërkuar nga Mërgata që t`i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut. Sipas saj, përtej aspektit statistikor, ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve.

Në takim u diskutua edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anticovid.

U përmend se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori