LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon Beçiroviqin e Bosnjës në Mynih, diskutojnë për sigurinë rajonale

Osmani takon Beçiroviqin e Bosnjës në Mynih, diskutojnë për sigurinë rajonale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në njoftimin e Preidencës thuhet se në takim me Beçiroviqin, Osmani ka theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për sigurinë rajonale.

“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, ka theksuar Osmani. /Telegrafi/