Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një takim konsultativ me shefat e Grupeve Parlamentare.
Në këtë takim është diskutuar nisma legjislative e kryetares së Kuvendit për krijimin e hapësirës së domosdoshme ligjore me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID – 19, si dhe për dy nismat e Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me masat ekonomike pas pandemisë, transmeton Telegrafi.
“Kjo iniciativë e Kryetares së Kuvendit u riaktualizua pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastit KO61/20, përmes së cilit ia rikujton Kuvendit detyrimin “qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcaktoj mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
Më tej në njoftim thuhet se Osmani, duke u thirrur në të dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe njëherë u bëri thirrje shefave të Grupeve Parlamentare për të arritur konsensusin e nevojshëm për tejkalimin e qëndrimeve politike të cilat kanë bllokuar këto nisma qysh në trajtimin fillestar të tyre në Kryesinë e Kuvendit.
Megjithatë, përkundër insistimit nga ana e Kryetares së Kuvendit, aktualisht nuk është arritur konsensus ndërmjet subjekteve politike.
Kryeparlamentarja Osmani vlerësoi se ky është një rast i humbur i Kuvendit, jo vetëm për t’u përgjigjur në obligimet që rrjedhin nga dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, por sidomos edhe sa i përket garantimit të bazës së mirëfilltë ligjore për t’u përballë me pandeminë COVID-19, në funksion të mbrojtjes së shëndetin publik.
“Përkundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës Kuvendi është plotësisht funksional, nuk ka humbur asnjë kompetencë, ndaj duhet të procedojë me këto nisma”, është shprehur kryeparlamentarja Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë