LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Qytetarët që do të ndodhen jashtë vendit pas 12 shkurtit, do të mund të kthehen me fletë-udhëtimi

Osmani: Qytetarët që do të ndodhen jashtë vendit pas 12 shkurtit, do të mund të kthehen me fletë-udhëtimi

Qytetarët që do të gjenden jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me dokument që lëshohet në zyrat diplomatike-konsullore.

Kështu njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në takim me gazetarët. Ai tha se nuk ka vend për panik te qytetarët, duke shtuar se fluksi më i madh i kërkesave për dokumente udhëtimi është në Gjermani.

“Janë edhe dy stacione të reja mobile për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Numri më i madh është në Bon, ku janë lëshuar mbi 6000 dokumente udhëtimi. Pastaj në Bern, Berlin, Mynih, Venecia, Romë dhe Lubjanë”, tha Osmani.


Osmani tha se në vendet ku nuk kemi Përfaqësi diplomatike-konsullore, pra në Afrikë, janë duke punuar në e-konsullatë dhe dokumentet e udhëtimit do të dërgohen me postë.

Ndryshe, më 12 shkurt skadon periudha e tranzicionit e Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht deri kur mund të përdoren dokumentet me emrin e vjetër të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori