Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, ka nisur sot edicioni i 22-të i festës së vjeljes së së rrushit “Hardh Fest”, në Rahovec. E mbështetje për festivalin që tashmë është shndërruar në traditë premtoi presidentja Vjosa Osmani.
Në ceremoninë hapëse, Osmani tha se përgjatë viteve presidenca do të marrë rolin e saj në përkrahje të kësaj feste.
Ajo shprehu mirënjohje ndaj vreshtarëve rahovecianë të cilët siç tha ajo, me këtë traditë po arrijnë ta mbajnë gjallë ekonomikisht Kosovën.
“Nuk ka vend më adekuat për të cakërruar gotat sesa festivali ‘Hardh Fest’, i cili nëpërmjet rrushit e verës po promovon Kosovën gjithandej nëpër botë. Nëpërmjet kësaj trashëgimie, përgjatë viteve që do të vijnë, Presidenca e Kosovës do ta marrë rolin e saj në përkrahje të kësaj feste të përvjetshme të begatisë në tokën tonë. ‘Hardh Fest’ është festival i rrushit, i verës, por edhe i miqësisë. Këtu gërshetohen në mënyrë fantastike tradita me modernen, si një dedikim edhe për ata që janë kujdesur më parë që këto hardhi të na e jap rrushin e dëshiruar… Ndërsa shijojmë shijen e rrushit dhe të verës le të reflektojmë edhe për punën e vreshtarëve e verëtarëve të shkathtë, të cilët këtë rrush e shndërrojnë në vepër arti”, tha Osmani.
Se “Hardh Fest” ndikon në zhvillimin e turizmit tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Kosova ka kapacitet dhe po shndërrohet në qendër atraktive për vizitorët. Vetëm gjatë dy muajve të fundit, kemi pasur rritje të numrit për 30 për qind më shumë se vitin e kaluar. Në këtë drejtim, edhe ‘Hardh Fest’, përveç tjerash, ndikon në zhvillimin e turizmit në vendin tonë”, u shpreh Hajdari.
Ndërsa i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se këtë vit komuna ka mbështetur më shumë “Hardh Fest-in”. Ai tha se ky festival ka vizitorë nga e gjithë bota.
“Hardh Fest e ka vendosur Rahovecin në hartën e ngjarjeve kulturore artistike më të rëndësishme të Kosovës, ndërsa Kosovën e ka vendosur në hartën e madhe të botës… Jam shumë i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësitë që ta mbështesim ‘Hardh Fest-in’ më shumë se në vitet e shkuara. Jam i vetëdijshëm që çfarëdo mbështetje që i jepet ngjarjeve të tilla është investim që i kthehet shoqërisë sonë me përplot përfitime ekonomike, ashtu edhe kulturore”, tha Latifi, raporton kp.
E kryetari i Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se marrja e investimeve e çon vendin përpara. Porse, ai u ndal më shumë tek qëllimet që sipas tij, ka Kosova.
“Qëllim e kemi anëtarësimin, veçanërisht NATO-n. Për të arritur këtë qëllim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët, por duhet të punohet me shumë kujdes të afrohemi me ta, që ta fitojnë besimin dhe të anëtarësohemi në NATO”, tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se janë gjashtë kantina nga Shqipëria që marrin pjesë në festivalin e sivjetmë të vjeljes së rrushit në Rahovec.
“Më vjen shumë mirë që kjo zonë ka potencial të jashtëzakonshëm dhe jam i bindur që vit pas viti, ne do të jemi jo vetëm me produkte më të mira, por do të jemi edhe më shumë në të gjitha aktivitetet që organizohen në të dy anët e kufirit”, u shpreh ai.
E kryetari i Shoqatës së vertarëve, Haziz Tafaj, kërkoi nga institucionet që të ofrojnë ndihmë për vertarët në mënyrë që siç tha ai, këta të fundit në vitet e tjera ta bëjnë punën edhe më mirë.
Ndërsa në fund, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ndau gjashtë çmime për vreshtarët më të mirë.
Festivali i vjeljes së rrushit që po mbahet në Rahovec, do të qëndrojë i hapur për tri ditë, prej sot deri më 3 shtator.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit