LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Periudhë historike për integrimet evropiane – suksese që do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive

Osmani: Periudhë historike për integrimet evropiane – suksese që do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim lamtumirës me shefin e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ambasadorin Samuel Zhbogar.

Në takim, Ministri Osmani shprehu mirënjohje të sinqertë dhe ndau pllaketë-falënderimi për angazhimin e palodhur dhe kontributin personal të Ambasadorit Zbogar për ta çuar përpara dosjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut, që u kurorëzua këtë vit me sjelljen e vendimit për fillim të negociatave dhe realizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, me të cilën shënohet edhe fillimi konkret i procesit negociues.

“Kishim suksese historike në tre vitet e fundit për integrimet tona evropiane. Në memorien tonë kolektive do të mbaheni mend si mik i sinqertë dhe mbështetës i përkushtuar i vendit gjatë përparimit të saj në rrugën e integrimit në BE”, theksoi Osmani, duke shtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut e përkushtuar vazhdon përpara dhe me padurim pret që të fillojë të punojë në dosjen e negociatave konkrete të BE-së.


“Me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit, shtetin e së drejtës dhe kushtet e jetës dhe standardin e qytetarëve të saj, të gjitha kapacitetet administrative janë vënë në funksion të zbatimit të reformave me simbolin e BE-së dhe shpresojmë që në Bashkimin Evropian do të vazhdojmë të kemi partner të sinqertë dhe të përkushtuar për plotësimin e kritereve për anëtarësim”, tha Osmani.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se politika e BE-së për zgjerim dhe mundësia që nëpërmjet procesit të harmonizimit të pranohen standardet e BE-së është e një rëndësie të veçantë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kontribuon për ruajtjen e stabilitetit të tyre dhe zhvillimin ekonomik. Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar u tregua si partner i qëndrueshëm dhe në të ardhmen mund të japë kontribut të denjë pozitiv në politikat dhe funksionimin e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori