U.d së presidentit, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin prestigjioz amerikan CNN ka thënë se pas zgjedhjeve ajo dhe Albin Kurti do ta kenë vullnetin për të biseduar me Serbinë me parakushtin që të ketë drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
Osmani në lidhje direkte me gazetaren e CNN Christiane Amanpour ka folur edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne, ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë ata ende e mohojnë krimet e tyre, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar, kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës. Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend së pari”, ka thënë Osmani.
Tutje u.d së presidentit ka folur edhe për synimet që ka pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nëse pyesni njerëzit e Kosovës ata identifikojnë dy probleme luftimin e korrupsionit dhe vendet e punës, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin e qeverisjes dhe ne do ta bëjmë këtë posa të kryhen zgjedhjet. Idetë tona janë për të investuar në burime njerëzore si dhe Vettingu në sistemin e drejtësisë. Njerëzit janë përpjekur për të ikur nga Kosova, është obligim I ynë që të krijojmë perspektivë për të rinjtë ku është drejtësia për të gjithë dhe ku njerëzit trajtohen njëjtë”, tha Osmani
E pyetur lidhur me periudhën e luftës, Osmani ka treguar për periudhën e vështirë të viteve 1998-1999.
“Sikur të gjithë kosovarët unë jam rritur në një vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë, ShBA-ja na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë përherë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam që të mbahemi mend vetëm si sinonim I luftës dhe korrupsionit ne kemi njerëz të rinjë që kanë potencial të madh”, ka thënë ajo.
Osmani është pyetur nga gazetarja e CNN edhe për ish-presidenti Hashim Thaçi, teksa është përgjigjur se ai ndodhet në Dhomat e Specializuara por që beson në drejtësi ndërkombëtare.
“Ai është në Hagë, ne besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ne besojmë në të vërtetën e vetme që Serbia ka kryer krime në Kosovë. Kosova do të pres që Gjykata Speciale të përfundojë punën, por siç thashë e vërteta nuk mund të ndryshohet”, është shprehur Osmani.
Kosovo’s acting president @VjosaOsmaniMP is running on a joint anti-corruption ticket in this Sunday’s elections, and she argues that “this huge wall of corruption” is the biggest problem facing her country. pic.twitter.com/nA4pESoOsP
— Christiane Amanpour (@camanpour) February 12, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi