LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Samitin e Pragës: Po përballemi me sfida të mëdha, por të bashkuar mund t’ia dalim

Osmani në Samitin e Pragës: Po përballemi me sfida të mëdha, por të bashkuar mund t’ia dalim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Pragë.

Para mediave, Osmani ka thënë se kjo është ditë e rëndësishme për Evropën, ndërsa ka shtuar se nisma e propozuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu në emër të Republikës së Kosovës, ta përfaqësoj shtetin tim në këtë platformë të re e të rëndësishme. Ka mundësi të barabartë të dëgjohet zëri ynë, idetë dhe veprimet për t’u përballur me këto sfida”.


“Shikoj para të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe do të kem edhe takime bilaterale me liderët e Evropës. Ajo që po përballemi është sfidë e madhe, por nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses”, është shprehur Osmani.

Ndryshe, Telegrafi ka mësuar se Osmani në Pragë do të takojë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Bashkimi Evropian ka ftuar sot liderët e të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera evropiane, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane, i cili do të mbahet në Pragë.

Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori