Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Refugjatëve, ka kujtuar kohën kur ishte intervistuar si refugjate nga gazeta britanike “The Guardian”, 22 vite më parë.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ka kërkuar që njerëzit të mos i mbyllin dyert për refugjatët.
“22 vjet më parë u intervistova nga prestigjiozja britanike “The Guardian”, si refugjate. 22 vjet më pas, si President i një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë. #Dita Botërore e Refugjatëve”, shkruan Osmani.
20 Qershori shënon Ditën Botërore të Refugjatëve themeluar nga Kombet e Bashkuara. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.
Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.
Kjo ditë është një mundësi për të gjithë për të provuar, kuptuar dhe festuar larminë e pasur të komuniteteve të refugjatëve. Ngjarje të tilla si teatër, vallëzim, filma dhe muzikë synojnë të lejojnë organizatat e komunitetit të refugjatëve, organizatat vullnetare dhe ligjore, këshillat lokale dhe shkollat të organizojnë ngjarje gjatë javës në mënyrë që të nderojnë kauzën.
Dita Botërore e Refugjatëve festohet gjithashtu përmes Javës Botërore të Refugjatëve dhe është krijuar për të siguruar një shans të rëndësishëm për azilkërkuesit dhe refugjatët që të shihen, dëgjohen dhe vlerësohen nga komuniteti ku ata jetojnë./Telegrafi.
22 years ago I was interviewed by @theGuardian as a refugee. 22 years after, as President of a free & independent Kosovo, I call on all to choose humanity over ignorance & not close doors to refugees. Opening doors means saving lives. #WorldRefugeeDay pic.twitter.com/ZrXSb9uLzG
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 20, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker