Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon të qëndroj në SHBA, ku është duke vazhduar me vizitat e saja zyrtare në Iowa.

Së fundmi Osmani është takuar me kryetarët e komunave të Iowa-s.


Tetë kryetarë janë zotuar para presidentes Osmani se do të thellojnë bashkëpunimin.

Ata madje kanë lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët, ku shkruan se do të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën.

387331189 175644315538225 2942693560639067468 n

“Ne kryetarët e qyteteve Simotra të Iowa-s të Kosovës, i urojmë mirëseardhje të ngrohtë shkëlqesisë së saj Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, në vizitën e saj në Iowa dhe në emër të të gjithë banorëve të Iowa-s shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për popullin e Kosovës dhe miqësinë tonë me ta”, thuhet në këtë deklaratë.

Presidentja Osmani është nderuar gjithashtu edhe me çmimin për Qytetari Globale nga Universiteti Drake i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova dhe Iowa kanë nënshkruar marrëveshje të Partneritetit të Shteteve Simotra në vitin 2013. /Telegrafi/

387337781 261061823144883 1157336755703597419 n