LAJMI I FUNDIT:

Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi dhe masakrën e Izbicës: Do të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend

Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi dhe masakrën e Izbicës: Do të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës ndaj 16 anëtarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi, Llugaliu dhe Selman Gashit në Podujevë si dhe masakrës afro 150 personave në Izbicë të Skënderajt.

Osmani tha se do të bëhet çmos që drejtësia të vihet në vend për secilin njeri tonin të vrarë.

“Shtatë fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe shtatë gra të familjeve Bogujevci e Duriqi, 2 anëtarë të familjes Llugaliu dhe Selman Gashi, 23- vjet më parë janë ekzekutuar mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Kjo dëshmon qartë strategjinë e organizuar shtetërore të regjimit kriminal serb kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe”.


“Këtë e dëshmon më së miri edhe masakra e të njëjtës ditë në Izbicë, ku u ekzekutuan afro 150 djem, burra e pleq. Do të bëjmë çmos që drejtësia të vihet në vend për secilin njeri tonin të vrarë, sepse vetëm kësisoj do t`u dalim hakut vetë atyre, por edhe të mbijetuarve. Atëherë do të ketë kuptim liria dhe pavarësia jonë”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se nga masakra në Podujevë, janë pesë të mbijetuar.

“Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmia autentike e krimit monstruoz. Do t`i kujtojmë gjithmonë familjarët e tyre, të vrarët në Izbicë dhe kudo në Kosovë, sepse vetëm duke e memorizuar këtë pjesë të historisë do ta shohim më qartë rrugën që e kemi përpara”, ka theksuar Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori