Megjithatë, kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) tha se gjitha subjektet politike fillimisht duhet të dalin në zgjedhje, t’i paraqesin opsionet para elektoratit dhe pas zgjedhjeve të ulen të bashkëbisedojnë në funksion të realizimit të programit politik, ekonomik dhe aspiratave të tjera.

“Zgjedhjet të jenë fer dhe të lira dhe pas zgjedhjeve ne ofrojmë paktin që të arrijmë konsensusin shqiptar në realizimin e aspiratave politike të shqiptarëve që janë aspirata të përbashkëta. Ne dallojmë në interpretimin e realizimit të këtyre aspiratave, unë prandaj them ne nuk kemi nevojë të zbulojmë programe të reja, objektive. Këto janë programe të vjetra dhe jo rastësisht ne faktikisht bazën ideologjike dhe pse jo aspiratat politike i kemi lidhur me ofertën e rilindësve shqiptar”. /Telegrafi/