LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Brezat e ardhshëm të edukohen me fytyrën patriotike

Osmani: Brezat e ardhshëm të edukohen me fytyrën patriotike

Në qytetin e Mitrovicës është bërë sot inaugurimi i 27 fotografive të intelektualëve më të shquar mitrovicas, ku përveç përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe lideri i partisë ‘SDA’ nga Sanxhaku, Sulejman Uglanin, familjarë të figurave që u nderuan, intelektualë e qytetarë të shumtë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para të pranishmëve se ka ardhur këtu që ta përkrah një koncept- ide që do të duhej t’i përcillte edhe brezat e ri, në mënyrë që të forcohet roli i intelektualëve në një shoqëri.

Sipas saj, brezat e ardhshëm duhet të edukohen me veprat patriotike të këtyre personaliteteve që po promovohen sot këtu, ndërsa u shpreh posaçërisht e lumtur, që në mesin e këtyre personaliteteve ka edhe figura grashë, të cilat shumë kohë para nesh treguan se barazia është e domosdoshme.


“Duke pasur parasysh rolin dhe kontributin e këtyre intelektualëve, fotot e të cilëve po e zbukurojnë sot këtë shesh, ne dëshirojmë që brezat e ardhshëm të edukohen edhe me fytyrën patriotike të këtyre personaliteteve… Pra ne sot po nderojmë dhe kujtojmë breza të tërë që ndikuan në forcimin dhe brumosjen e ideve kombëtare e patriotike në atë kohë që secila fjalë që e thoje dhe shkruaje, nënkuptonte se po rrezikon jetën tënde dhe të familjes tënde… Jam posaçërisht e gëzuar që këtu sot po promovohen edhe figura grashë, të cilat shumë kohë para nesh kanë treguar se barazia është e domosdoshme në arsim e kudo qoftë, në mënyrë që net ë mund të ecim përpara si shoqëri”, ka thënë Osmani, raporton KP.

Ajo shtoi se një shoqëri si ajo kosovare, duhet ta kuptojë se liria të cilën e gëzojnë sot qytetarët, është rezultat i sakrificave të shumëfishta, në radhë të parë i brezave të tërë të cilët dhanë jetën e që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare, pastaj vizionit politik të presidentit historik, Ibrahim Rugova, aleancës historike me SHBA-të, BE-në dhe fuqitë demokratike të botës, si dhe vizionit të qartë të këtyre burrave dhe grave, fotografitë e të cilëve sot po promovohen këtu.

Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, theksoi se sot po përkujtohen 27 figura të ndritura të cilat përçuan zërin e Mitrovicës anembanë rruzullit tokësor.

Ai tha se qyteti i Mitrovicës me historinë që ka, ka qenë gjithmonë në ballë të proceseve dhe zhvillimeve progresive gjithandej trojeve shqiptare.

“Mitrovica ndoshta edhe nuk ka histori të gjatë sikurse disa qytete tjera, por për aq histori sa ka, është plotë krenari dhe gjithmonë në ballë të proceseve e zhvillimeve progresive në trojet shqiptare”, u shpreh Mujka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori