LAJMI I FUNDIT:

OSBE e dënon sulmin që Endrit Shala ia bëri gazetarit

OSBE e dënon sulmin që Endrit Shala ia bëri gazetarit

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir, e ka dënuar sulmin që i ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka bërë mbrëmë gazetarit Ensar Ramadani.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.


IPK kërkon suspendimin e dy zyrtarëve policorë, pas sulmit ndaj gazetarit Ensar Ramadani nga ministri Shala
Lexo po ashtu IPK kërkon suspendimin e dy zyrtarëve policorë, pas sulmit ndaj gazetarit Ensar Ramadani nga ministri Shala

“Unë e dënoj rëndë incidentin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku një politikan e sulmoi fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Ky sulm duhet të hetohet në tërësi, siguria e gazetarëve duhet të jetë thelbësore që të ketë liri të mediave”, ka shkruar ai.

Ministri Endrit Shala sulmon fizikisht gazetarin, reagon AGK
Lexo po ashtu Ministri Endrit Shala sulmon fizikisht gazetarin, reagon AGK

Kujtojmë se mbrëmë gazetari në fjalë është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë, Endrit Shala, teksa po raportonte për plagosjen e këshilltarit të Fatmir Limajt.