OSBE e dënon sulmin që Endrit Shala ia bëri gazetarit

13:"Yllka Fetahaj
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medieve, Harlem Desir, e ka dënuar sulmin që i ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka bërë mbrëmë gazetarit Ensar Ramadani.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.
“Unë e dënoj rëndë incidentin e fundit që ka ndodhur në Kosovë, ku një politikan e sulmoi fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Ky sulm duhet të hetohet në tërësi, siguria e gazetarëve duhet të jetë thelbësore që të ketë liri të mediave”, ka shkruar ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































