Finalja e madhe sjell në fushë lojtarë të mëdhenj, por edhe me konto të mbushura.

Por jo gjithmonë lojtarët ishin të pasur.


Për të zbuluar origjinat e lojtarëve të Juve-Real Madrid ka menduar “La Gazzetta dello Sport” .

Shumë lojtarë që tani kanë konte milionëshe kishin fëmijëri të vështirë dhe varfëri të skajshme.

Kjo vlen më shumë për lojtarët latin, sidomos ata brazilian.

Gigi Buffon, 39 vjeç.

Fëmijëri e lumtur në Carrara. Gigi vjen nga një familje sportistësh: nëna dhe babai merreshin me sportin e hedhjes së gjyles.

Andrea Barzagli, 36 vjeç.

I lindur në Fiesole, i rritur në Scandicci. Familje Me gjendje të mirë ekonomike. E ëma shtëpiake, ndërsa i ati tregtar.

barzagli

Leonardo Bonucci, 30 vjeç.

Fëmijëri e qetë në Viterbo: i ati punonte në Telecom, llogaritar në një ndërmarrje për materiale termohidraulike.

bonucci 111

Giorgio Chiellini, 32 vjeç.

I ati ortoped dhe nëna menaxhere për Italinë në një kompani lundrimesh në Livorno.

chiello 1

Alex Sandro 26 vjeç.

I rritur në Catanduva, 400 km nga San Paolo, Brazil: familje shumë e varfër, i ati i papunë. Për të shkuar për të luajtur futboll duhet të ecte 5 km në këmbë, sepse askush nuk mund t’i paguante biletën e austobusit.

Sami Khedira, 30 vjeç.

I ati tunizian, punëtor e ëma gjermane, punëtore. I rritur në Gjermani.

Sami Khedira

Miralem Pjanic, 27 vjeç.

I lindur në Bosjne, i ati emigroi për shkak të luftës duke e marrë më pas të gjithë familjen në Luksemburg.

Dani Alves, 34 vjeç.

I lindur në Juazeiro (Bahia): fëmijëri e varfër, ndihmonte babain në plantacionet e pjeprave, domateve dhe qepëve.

dani alves 6

Paulo Dybala, 23 vjeç.

I rritur në Laguna Larga, në fushën argjentinase. Babai i tij menaxhonte një bastore të trashëguar nga nëna.

dybalaa

Mario Mandzukic, 31 vjeç.

Lindi në Slavonski Brod, në Federatën Jugosllave. Ende fëmijë largohet nga vendlindja për shkak të luftës për t’u vendosur në Ditzingen, Gjermani.

Mandzukic

Gonzalo Higuain, 29 vjeç.

I lidur në Brest, por i rritur në Buenos Aires nga një familje shumë e bashkuar: i ati futbollsit dhe nëna piktore.

6. higuain

REAL MADRID Keylor Navas, 30 vjeç.

Futboll, det, lum, kuaj. Për Keylor në Kosta Rika fëmijëri modeste, por e lumtur në një zonë turistike.

KeylorNavasRealMadridCFvLegiaWarszawa0RR9jZkkpMRx

Daniel Carvajal, 25 vjeç.

Dani është nga Leganés, lagjeshumë e populluar e Madridit. Mundësi të pakta, por mjedisi i qetë.

CARVAJAL HE18273Thumb

Raphael Varane, 24 vjeç.

Familja nga Martinica, në Lille ambient shumë i mbrojtur. Në moshën 9 vjeçare shkoi në Lens në akademinë sportive.

varene

Sergio Ramos, 31 vjeç.

Nga Camas, në periferi të Sevilla-s. Lagje e varfër, por me reputacion të mirë. Ndeshjet e tij të para “të mëdha” i ka luajtur përpara shtëpisë.

Ramos1

Marcelo, 29 vjeç.

Është nga Botafogo, Rio de Zhaneiro. Është rritur në një nga lagjet e varfra , në gjendje të vështirë ekonomike. Nuk kishte para për autobusin të cilin ia paguante gjyshi.

Luka Modric, 31 vjeç.

Fëmijëria nisi mirë, por kur ishte 6 vjeç iu shkatërrua nga lufta: gjyshin ia vranë, jetë refugjati në një hotel.

modric

Casemiro, 25 vjeç.

Babai i braktisi kur ai ishte 3 vjeç, iu desh në një moshë shumë të vogël të kujdesej për vëllezërit në kushte varfërie ekstreme. Gjithashtu ndihmonte të ëmën. Shtëpia ku jetonin ishte aq e vogël saqë shpesh flinte në një shtrat të sajuar me kartona në fushën e stërvitjes.

casemiro

Toni Kroos, 27 vjeç.

Babai trajner, nëna kampione e badminton, rini prej një familjeje gjysmë borgjeze në Detin Baltik dhe më pas në Rostock.

Isco, 25 vjeç.

Plazh, diell dhe futboll në Benalmadena, afër Malagas. Lagje popullore dhe familje e përulur, futboll në rrugë.

isco1

Cristiano Ronaldo, 32 vjeç.

Babai i alkoolizuar dhe pa ndonjë zanat, i vëllai i droguar: fëmijëria e CR7 ka qenë po aq e vështirë sa ç’është karriera e tij madhështore.

Karim Benzema, 29 vjeç.

Lindur në Bron, periferi e Lionit, situatë e rëndë. Tetë fëmijë, të emigruar nga Algjeria dhe pak ndjesi franceze.

benzema

telegrafi sport app