Fondacioni “Hasan Prishtina”, ka organizuar një tubim paqësor për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, i cili është edhe stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, në protestën paqësore që është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo nismë e keqe ka filluar qe një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik.
“Kjo nismë e keqe ka filluar që një vit dhe kjo ka më shumë karakter politik. Në paaftësi për t’i zgjedhur problemet politike, këta sulmojnë figurat. Emri i Hasan Prishtinës nga universiteti hiqet me kërkesa të pabaza. Mënyra se si ka ardhur kjo kërkesë nga rektorati përmes ministrisë deri në Kuvend është një forme ilegale me të cilën duhet të merret prokuroria.
Rektori Qerim Qerimi për bindjen time ka filluar këtë qëllim mbrapsht dhe me porosi nga politika për benefite të tij personale për benefite të politikës gjithmonë duke e shfrytëzuat këtë në prag te zgjedhjeve. Ju bëj thirrje hiqni dorë dhe mos i bini në Kuvend paaftësitë e juaja për menaxhim po hiqni dorë nga kjo nismë e mbrapsht mizore”, ka thënë ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Studentorë në UP, Florend Ramusa, e ka kundërshtuar këtë nismë, duke thënë se i janë bashkuar këtij tubimi për tu solidarizuar me fondacionin.
“Ne si student e kundërshtojmë këtë nismë të mbrapsht që nga viti i kaluar kemi përdorur mekanizma të ndryshme çoftë me protesta dhe peticione kemi mbledhur me mijëra nënshkrime dhe sot iu kemi bashkuar kësaj nisme”, ka shtuar Ramusa.
Edhe stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini është shprehur se si familjarë e kanë parë të arsyeshme që emri i Hasan Prishtinës të jetë i përjetshëm në Universitetin e Prishtinës.
“Kjo të mos jetë politike kjo është një dëshirë e jona që këta emra të mëdhenj t’i mbajmë me krenari. Meqenëse sot kemi ardhë me përkrahë emrin e Hasan Prishtinës ne si familjarë e kemi pa të arsyeshme që emri i tij të jetë i përjetshëm në UP”, është shprehur Boletini.
Megjithatë, në komisionin për Arsim do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të marrin pjesë ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles