LAJMI I FUNDIT:

ORCA kundër emërimit të anëtarëve të rinj në Këshillin Drejtues të UP-së 

ORCA kundër emërimit të anëtarëve të rinj në Këshillin Drejtues të UP-së 

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, e cila ka emëruar tre anëtarë të rinj në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

ORCA thekson se shkarkimi i anëtarëve të deritashëm dhe emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues vjen në mes të procesit zgjedhor të Universitetit, ku pritet që brenda një muaji të zgjidhet rektori/ja i/e Universitetit të Prishtinës.

“Së dyti, dy anëtarë të emëruar nga Ministrja Bajrami, Fisnik Reçica dhe Mentor Geci figurojnë si punëtorë në dy kolegje private, në kolegjin RIINVEST dhe respektivisht në kolegjin UBT. Këto të dhëna ORCA i ka siguruar nga profilet e tyre profesionale (LinkedIn). Ky veprim përbën konflikt të hapur të interesit përmes të cilit punëtorë të kolegjeve private do ta drejtojnë universitetin publik i cili shihet si rivali kryesor i kolegjeve private në biznesin e tyre”, thuhet në reagim.


Sipas kësaj organizate, anëtarët e Këshillit Drejtues kanë qasje në secilin informacion konfidencial të mundshëm të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë planifikimet e mundshme për të konkurruar me të gjitha institucionet tjera të arsimit të lartë, publike e private.

“Vendosja në krye të universitetit, e njerëzve që rrogën primare e marrin në institucionet konkurrente private të arsimit të lartë, është skandaloze, për më tepër dorëzim i qëllimshëm i interesit publik në duart e interesave private. Kjo përbën futjen e ‘Kalit të Trojës’ në Universitetin e Prishtinës”, thuhet më tej.

ORCA i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shfuqizojë vendimin për emërimin e këtyre dy anëtarëve dhe të sigurojë një proces transparent emërimesh në bordet që lidhen me arsimin.

“Këshillat Drejtuese të universiteteve publike duhet të fuqizohen me emra eminentë të botës akademike e shkencore, apo të ndonjë fushe tjetër me rëndësi për jetën universitare, dhe kurrsesi me emra anonimë që nuk njihen për asnjë arritje domethënëse në çfarëdo fushe që lidhet me arsimin e lartë”.

ORCA kërkon që partitë t’i mbajnë larg duart nga Universiteti i Prishtinës, për pavarësinë e të cilit prej vitit 1981 e deri sot, qytetarët, studentët, aktivistët, mediet dhe shumë hisedarë të tjerë kanë luftuar pa u kursyer.

“Duke thënë këtë ju kujtojmë të gjitha partive se Universiteti mbetet vija e kuqe të cilën nuk lejojmë ta kaloni dhe se ORCA është duke u angazhuar që të përdor të gjitha mjetet e parapara demokratike për të mos lejuar kapjen e tij nga kushdo qoftë”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori