Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së katërt pas pauzës së Kombëtareve.

Xhiro e katërt na sjell përballje të zjarrta, por padyshim vëmendja do të jetë në kryeqytet ku dy rivalë të vjetër zbresin në fushë.


Prishtina është nikoqir i Dritës, me ndeshjen e dy skuadrave bardhekaltër që luhet nën ndriçimin e reflektorëve me fillim nga ora 20:15 në Fadil Vokrri.

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku nga ora 15:00, Gjilani do të përballet me Malishevën.

Ballkani para adhuruesve të vet pret Drenicën, derisa Prishtina e Re dhe Llapi luajnë në Lipjan.

Edhe në Klinë do të luhet një takim shumë interesant, ku Dukagjini përballet me Ferizajn.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt luhen të dielën. /Telegrafi/

telegrafi sport app