LAJMI I FUNDIT:

Opozita kundërshton platformën e Veselit për dialog

Opozita kundërshton platformën e Veselit për dialog

Në fund të javës së kaluar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka prezantuar një platformë për dialogun me Serbinë, në bazë të së cilës presidenti Hashim Thaçi do të jetë kryenegociator.

Por, partitë opozitare kanë dalë kundër kësaj platforme, duke thënë se nuk mund të kërkohet konsensus pa i dëgjuar kërkesat e opozitës.


Subjektet opozitare e vlerësojnë të papranueshme platformën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për dialogun me Serbinë.

Opozitarët vazhdojnë ta vlerësojnë presidentin Hashim Thaçi si të papranueshëm për kryenegociator, ndërsa theksojnë nevojën se për arritjen e konsensusit pushteti duhet t’i dëgjojë edhe kërkesat e opozitës dhe të mos dalë me platforma të tilla të njëanshme.

Ndërsa, analistët politikë thonë se platforma për dialogun nuk duhet të flasë për emrat se cilët e udhëheqin këtë proces, porse të përcaktohen konturat e bisedimeve ose pozicioni i Kosovës karshi dialogut, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas tyre, as pushteti dhe as partitë opozitare nuk janë të interesuara që të arrihet konsensusi për dialogun me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ky dokument do të shërbejë për arritjen e konsensusit.

“Unë besoj shumë që ai dokument do të jetë vetëm një nismë e mbarë e ndërtimit të një konsensusi të përgjithshëm, të cilin e kam ofruar, në mënyrë që të gjithë bashkërisht pozitë dhe opozitë të jemi në procesin e dialogut dhe në të njëjtën kohë në finalizimin e procesit për anëtarësim në OKB për shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Kjo tek e fundit është arsyeja pse shkojmë në dialog”, është shprehur Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori