Qeveria e Kosovës miratoi ditë më parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme përmes së cilit tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro.
Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë kundër këtij projektligji.
Edhe pse Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka trajtuar të njëjtin, ata thonë se nuk do ta mbështesin.
Deputeti nga PDK, Ferat Shala, kërkon që të anulohet vendimi për vlerësimin e pronës për vitin 2022 dhe të vazhdojë pagesa për tatim në pronë edhe këtë vit sipas ligjit në fuqi pa ndryshime.
“Ne kemi kundërshtuar dhe kemi dhënë rekomandimet tona si duhet të dilet nga kjo situatë e paqartë dhe e paarsyeshme. Tepër e rëndë për ekonominë familjare, pra vlerësimi i tatimit në pronë nga ne nuk është përkrahur dhe nuk do të përkrahet me këtë praktikë dhe pa transparencë.
Askush nuk e dinë si është bërë vlerësimi i pronës, kur ka filluar dhe cilat ekipe e kanë bërë këtë. Pra, çdo gjë ka shkuar në mënyrë të fshehtë… Ministria e Financave me Departamentin e Pronës kanë bërë një vlerësim paushall, jo meritor, dhe jo të bazuar në kriteret dhe standardet as reale, as ligjore dhe as demokratike.
Në këtë rast ne kemi dalë me propozimin transparent që vendimi për vlerësimin e pronës për vitin 2022 duhet të anulohet, të vazhdojë pagesa për tatimin në pronë edhe në vitin 2023 sipas parametrave dhe ligjit në fuqi pa ndryshim”, thotë Shala.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga qeveria që ta pezullojë rritjen e faturave të tatimit në pronë.
Deputetja nga kjo parti, Valentina Bunajku thotë për KosovaPress se Qeveria fillimisht i rriti faturat, pastaj u mundua t’ua hedh fajin komunave, e tani kërkon të shpërndajë “vitra”.
“Kjo qeveri është duke funksionuar me vitra, me ndihma. Nuk është dashur të rritet tatimi në pronë e pastaj t’i ofrojnë nga 100 euro.
Ne kemi qenë kundër rritjes së tatimit në pronë, përkundër asaj se kjo qeveri ka dashur t’ia adresojë komunave këtë përgjegjësi, përgjegjësia është e Qeverisë sepse Komuna nuk ka të drejtë brenda 20 përqindëshit ta rrisë ose ta zvogëlojë tatimin në pronë, ndërsa qeveria e ka rritur tatimin në pronë.
Ne jemi kundër rritjes së tatimit në pronë dhe sërish si parti do të reagojmë për rritjen tatimit në pronë sepse jeta e qytetarëve i është bërë e papërballueshme”, thotë Bunjaku.
Ky muaj, është afati i fundit për pagesë për këstin e parë të tatimit në pronë, ndryshe pësojnë gjobat.
KP ka tentuar të marrë një qëndrim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje se kur do të fillojë së trajtuari ky projektligj në Kuvend, por pa sukses.
Në fillim të këtij viti, pas publikimit të faturave të reja, pati reagim të madh në lidhje me vlerësimin e pronave që çoi edhe në rritjen e pagesës së tatimit në pronë.
Me ligjin në Kosovë, vlerësimi i pronës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bëhet në çdo tre ose pesë vjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025