LAJMI I FUNDIT:

Opozita kritikon LVV-në për mospjesëmarrje në seancë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Opozita kritikon LVV-në për mospjesëmarrje në seancë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Pas prezantimit të një draft rezolute nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila ka të bëjë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës kanë folur deputetët e partive opozitare. 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ftoi deputetët në përkrahje të rezolutës për policët e Kosovës.


“Përkundër ndjenjave policët e Kosovës bojkotuan presidenten e vendit në darkën e Lamës. Ata janë njerëz që angazhohen që në mëngjes për të vendosur rend dhe ligj. Të përkrahim rezolutën. Nëse edhe kësaj radhe nuk e përkrahim i bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që të ofrojnë benefite për policët dhe të vendosin që të bëjnë pa pagesë shërbimet shëndetësore”, tha Berisha.

Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni theksoi se edhe pse më 24 shtator i gjithë spektri politik ishin të unifikuar, kjo siç tha ai nuk po ndodh sot.

Ai u shpreh se partia në pushtet nuk është prezente sot në Kuvend, edhe pse siç tha ai verbalisht thonin që janë në përkrahje të tyre.

“Më 24 shtator, spektri politik dhe partitë parlamentare ishin shumë të unifikuar për ballë një rreziku që vinte nga territori i Serbisë. Është e ditur që kapacitet e policisë së Kosovës nuk janë ngritur vitet e fundit, por janë investime që nga çlirimi i Kosovës. Për mbi dy dekada çdo qeveri ka investu. Ky unitet nuk po tregohet sot. Kur ne flasim për nevojat elementare esenciale për pjesëtare e tyre, na mungon mazhoranca të cilët verbalisht ishin në përkrahje të tyre, e sot nuk shprehën gatishmërinë që nga opozita të dëgjojnë se si të përmbushen nevojat e tyre”, ka thënë Quni.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë.

“Kjo situatë e policisë do të ishte ndreq sikur të ishin futur në Ligjin e Pagave. E përkrahim këtë rezolutë. Prej që është kjo qeveri, policëve u janë ndal shtesat. E tash po mundohemi që të gjejmë forma të ndryshme që ta bëjmë policinë të jetojë me dinjitet”, tha Berisha.

“Pse pozita nuk janë këtu sot? Pse kryeministri dhe ministrat nuk i përgjigjen pyetjeve parlamentare? Pse nuk përkrahet policia as me një rezolutë, e bile e bojkotojnë? Sepse mendojnë që edhe rrejnë dhe mendojnë që e marrin votën prapë. Këta duan vetëm pushtet. Këta kanë me bo diçka për policinë, por e kanë kasavetin që mos të vijnë këtu e të ju mbetet atyre”, tha Berisha.

Ai tha se kjo qeveria ka arrit të krijojë përçarje në popull.

Ndërsa, deputeti Haki Abazi gjatë fjalës së tij në Kuvend kritikoi partinë në pushtet, LVV-në për mospjesëmarrje në seancën e Kuvendit.

“Në demokracinë parlamentare kjo është vetë dorëzim përpara vetvetes. Me shku me bo fytyra të mërzitura në varrime e me bo skena të tilla, e mos me ardh në kuvend për ta, nuk e kuptoj këtë farë pune. Përveç se është duke u tentu me u bo një kauzë tjetër e rrejshme. Për tri vite, çka është duke u tentu me bo për sektorin e sigurisë? Ama me këqyr parlamentin prej televizioni atje është dështim i demokracisë. Përveç nëse jeni duke tentu me u koordinua me Radojiçin që e keni lëshu prej Banjskës në Serbi. Hajt më tregoni si e keni lëshu Radojicin me ik prej Banjskës në Serbi, e Banjskën e trajtoni si Kumanovën. Policia është e mirë vetëm kur vritet dhe të fotografoheni me familjet e tyre? Kryeministri don me u bo model politik i komandantit të Policisë të Facebook-ut. Nuk e ka gajlen e policisë atje, por të policisë së Facebook-ut. Rezoluta është shumë  e mirë… është sjellë në kujtesë pas tri vitesh, për ato familje që kanë humbur anëtarët e tyre që të mos mbeten në mëshirën e askujt”, tha Abazi.

Ai tha se nuk ka fotografi më të turpshme se sa me pa Kuvendin e zbrazur, dhe me i pa siç u shpreh Abazi fytyrat e partisë në pushtet të mërzitmë në varrimet e policëve.

“Nuk ka kuptim me ju dhënë dorën familjarëve të policëve të vrarë, e sot nuk jeni këtu për ta”, tha Abazi.

Ai po ashtu pyeti: “Pse është tradhtuar policia e Kosovës dhe është lëshuar Radojiciqi, pasi kryeministri ka thënë se Banjska është e rrethuar nga Policia e Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi të dal pa asnjë ther në këmbë?”.

Ndryshe, deputetët e partisë në pushtet (LVV) nuk janë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori