Pozitë dhe opozitë kanë hedhur kritika të ashpra në drejtim të njëra-tjetrës pas rritjes së tatimit në pronë.
Derisa në njërën anë opozita kritikon rritjen e tatimit në pronë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nuk ka marr asnjë vendim për çështjen e tatimit në pronë, por rritja e çmimit është caktuar me ligj në vitin 2018 dhe me automatizëm ishte caktuar që në vitin 2023 të hyjë në fuqi.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa ditë më parë ka thënë se dyfishimi i tatimit në pronë do të rëndojë edhe më tej gjendjen qytetarëve.
“Në kohën kur qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me një goditje shumë të rëndë të standardit të jetesës si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, Qeveria e Kosovës paska vendosur ta dyfishojë tatimin në pronë për shumë qytetarë, duke ua rënduar edhe me tej gjendjen veç se të rënduar ekonomike”, thuhet në reagimin e Mustafës.
Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati në Komisionin për Buxhet foli për shqetësimin e opozitës në lidhje me vendimin për tatimin në pronë.
Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë se ai nuk e ka pasur idenë se në muajin janar qytetarëve do të iu dyfishohen faturat e tatimit në pronë.
“Ministër të bëhemi të sinqertë, ti nuk e ke pasur fare idenë se në muajin janar qytetarëve kanë me iu dyfishu faturat. Teknikisht, ligjërisht është në rregull, këta njerëz të tatimit në pronë e kanë bërë vlerësimin e pronave e kanë shumëzuar me normën tatimore 0.15.
Ajo çka më shqetëson mua është mënyra se si jeni duke menaxhuar këtë proces. Fakti që njerëzit u informuan para tre ditësh dhe gjithashtu në buxhet nuk është fare e reflektuar hyrja e të rriturave të komunave. Ti se ke pas idenë që në janar kanë me u dyfishuar faturat. Është dashur tre muaj më herët të ketë fushatë vetëdijesuese….”, ka thënë Hoti.
Për çështjen e tatimit në pronë, ditë më parë ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si goditje ndaj financave të qytetarëve, ndërsa ka thënë se jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve.
“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.
E për të gjitha këto, të premten në një konferencë për media ka folur ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se është e padrejtë nga disa komuna që kanë bërë politikë me çështjen e tatimit në pronë, pasi siç tha ai tatimi në pronë mblidhet nga komuna dhe janë të hyra komunale dhe kjo ishte përcaktuar me Ligjin e miratuar në vitin 2018.
“…Mirëpo meqenëse janë të hyra të komunave, u takon komunave të na tregojnë se çfarë duan të bëjnë. Ne si ministri, qeveri, jemi të gatshëm të mbështesim çfarëdo kërkese që kanë komunat për ulje të tatimit të vitit aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj, ose duke marr një prag ose përqindje të rritjes për ta falur si tatim në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët.
Synimi i qeverisë është të ndihmohen qytetarët në këto kohë të vështira, por është e padrejtë që nga disa komuna është bërë politikë me këtë çështje”, tha ministri Murati, raporton Telegrafi.
Ministri i Financave më tej ka sqaruar se si ka ardhur deri te rritja e tatimit në pronë.
Sipas tij, neni 7 i Ligji për Tatimin në Pronë i miratuar në vitin 2018 thekson se hyn në fuqi zbatimi i tij në vitin e pestë, e që i bie pikërisht viti 2023.
“…Këtu duhet të kthehemi tek Ligji që ka qenë i miratuar në vitin 2018 për Tatimin në pronë. Ky Ligj fillimisht ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Avdullah Hoti. Por, ky Ligj nuk arriti të miratohej në Kuvendin e Republikës dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë…
Më pastaj, i njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj disa muaj më vonë… më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. E tash, ky ligj i ka caktuar disa afate dhe disa kushte të cilat i obligojnë institucionet e vendit të respektojnë, sepse janë obligime ligjore.
D.m.th ky ligj i miratuar në vitin 2018 ka paraparë që sipas nenit 7 të këtij ligji në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave, më përpara nuk ka qenë tatimi i tokave. Prej hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat.
Viti i pestë, viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethënë këtë e obligon ligji dhe nuk është marrë asnjë vendim, dhe s’ka pas nevojë të merret asnjë vendim sepse ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen dhe pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, ka shpjeguar Murati.
Ai bëri të ditur më tej se arsyeja e dytë ka të bëjë edhe me vlerësimin e pronave rezidenciale, por edhe shkallën tatimore.
“…Në këtë aspekt Ligji obligon dy palë. Për vlerësim obligon Ministrinë e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë që të bëjë vlerësimin e e është kusht ligjor që çdo tri apo pesë vite të bëhet vlerësimi i ri. E me Udhëzimin administrativ të nënshkruar në vitin 2018 kur ministër ka qenë Bedri Hamza, me këtë udhëzim është përcaktuar që rivlerësimi për pronat rezidenciale të bëhet çdo tri vite pas vlerësimit fillestar.
Edhe kjo është caktuar më herët që vlerësimi të bëhet me kushtet e tregut…”, tha ai.
Sipas tij, kushti i dytë ka të bëjë me shkallën tatimore që obligon komunat që të përcaktojnë shkallën tatimore sipas nenit 9.
“Neni 9 thotë se shkallët tatimore përcaktohen për llojet e pronave dhe ka një interval prej 0.15% për qind deri në 1 për qind që komunat mund ta përcaktojnë për të rritur apo të ulur tatimin në pronë.
Normalisht, meqë një pjesë e madhe e komunave kanë qenë në pragun ligjor prej 0.15 për qind siç edhe e kanë thënë e kanë pasur të pamundur që të shkojnë më poshtë. Mirëpo, kjo nuk është paraqitur si brengë nga shumica e komunave.
Ka pasur disa vërejtje nga tri komunat e që janë adresuar, mirëpo komuna tjera nuk kanë reaguar, e kanë mirëpritur vlerësimin e ri. Vlerësimi i ri mundëson një vlerë reale qoftë edhe për vetë qytetarët kur i duhet për ta lënë si hipotekë në bankë ose për çështje të trashëgimisë”, ka thënë ndër të tjera ministri.
Ndryshe, po të premten ministri i Financave Hekuran Murati gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet ka dhënë një propozim në lidhje me tatimin në pronë.
Ai i propozoi anëtarëve të këtij komisioni që secilit tatimpagues në vend t’iu falen 100 eurot e para të tatimit të tyre në pronë.
Ndërkaq, sot Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje