LAJMI I FUNDIT:

Opozita beson se versioni i tashëm i Demarkacionit s’ka shanse të kalojë!

Opozita beson se versioni i tashëm i Demarkacionit s’ka shanse të kalojë!

Qeveria e Kosovës e ka humbur betejën me opinionin publik, ndërsa rrezikon territorin e vendit me demarkacionin me Malin e Zi, vlerësojnë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Shefja e Grupit parlamentar nga Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se partia e saj do ta kundërshtojnë Marrëveshjen e tashme të këtij demarkacioni.

“Është dëshmuar se kjo marrëveshje, ashtu siç është nënshkruar, e rrezikon territorin e vendit tonë. Kjo është në kundërshtim me interesat nacionale dhe të ardhmen tonë. Ndaj, nuk do ta votojmë dhe nuk besojë se do të kalojë në Kuvend”, ka thënë Bajrami për Telegrafin.


Edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë të ditur se janë reale gjasat që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë ‘versionin (Murat) Meha’ të Demarkacionit.

“Argumentet kundër versionit aktual të kufirit, sot janë më të forta dhe më bindëse se sa herën e kaluar”, ka thënë ai, duke shtuar se gjasat për të kaluar në Kuvend janë shumë të vogla.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Itali ka thënë se Demarkacioni “nuk ka alternativa të tjera përpos miratimit të tij”. Ai madje ka paralajmëruar se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori