“Operacioni Rrjeta”, detaje nga sulmi me dronë në bazat ajrore ruse – inteligjenca ukrainase thotë se kanë shkatërruar mbi 40 bombardues

Më shumë se 40 bombardues rusë janë goditur me dronë nga ukrainasit thellë në territorin e Rusisë, në atë që ukrainasit thonë se ishte një operacion i kryer deri në detajin më të fundit nga inteligjenca e tyre.
Operacioni i koduar “Rrjeta”, kishte shënjestruar katër baza kyçe ajrore të ushtrisë ruse në Belaya, Diaghilevo, Olenya dhe Ivanovo, transmeton Telegrafi.
Nga ky sulm janë shkatërruar aeroplanët luftarak që janë përdorur për bombardime në qytetet ukrainase, përfshirë Tu-95 me rreze të gjatë veprimi, bombarduesit Tu-22M3 si dhe A-50.
“Është një pikë kthese. Dronët tonë tani kanë arritur thellë brenda territorit armik, ku aeroplanët po niseshin dhe hidhnin bomba mbi civilët dhe stafin tonë”, u tha ndër tjera nga ukrainasit.
Pamjet e publikuara shfaqin dronët që godasin aeroplanët, që ishin të shumtë nëpër pista dhe që ishin përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/



















































