Një operacion i mirëorganizuar i forcave speciale greke EKAM në bashkëpunim me Rojen Bregdetare dhe nën koordinimin e Njësisë Anti-Drogë, ka çuar në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve, të akuzuar për ngritjen e një plantacioni të madh marijuane në Argolida.
Sipas mediave greke, 6 nga të dyshuarit janë shqiptarë nga Shqipëria e Jugut, njëri prej të cilëve person në kërkim në Greqi dhe tjetri me precedentë për drogë në Shqipëri.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forcat speciale EKAM dhe një mjet i Rojes Bregdetare, kanë ndërhyrë në një zonë bregdetare, pyjore, në Galanaika, Epidavrou në Argolida.
Brenda një plantacioni me fidanë marijuane, u kap shtetasi shqiptar Skënder Toska, 42 vjeç nga Përmeti. Nga kontrolli në parcelë u gjetën 387 bimë narkotike me lartësi nga 20 cm deri në 2 metra.
Gjatë operacionit ai ka kundërshtuar me dhunë efektivët e forcave speciale të cilët kanë arritur ta neutralizojnë. Gjatë kontrollit personal atij i janë gjetur edhe 130 gram marijuanë të cilën rezultoi se do ja dorëzonte shtetasve Andon Çela dhe Gramos Dervishi, të dy nga Roskoveci, si monstër për të tërhequr blerës.
Hetimi zbuloi se kultivimi i drogës ishte kryer nga 42 vjecari i arrestuar si dhe nga shtetasit Pëllumb Toska 31 vjec dhe Ermal Hoxha 43 vjec. Policia ka arritur të arrestojë 31-vjecarin brenda plantacionit ndërsa Hoxha nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim. Këta shtetas e kryenin kultivimin për llogari të pjestarëve të tjerë të grupit kriminal.
Operacioni ka vijuar në një banesë në katin e parë në rrugën “Kalama” nr.25 në Athinë, ku është vënë në pranga Andon Cela 49 vjeç nga Roskoveci. Atij i është gjetur një sasi prej 3.5 gram marijuanë, e cila përdorej si monstër për t’ja treguar blerësve të mundshëm. Ndërkohë në një apartament në Pire, është arrestuar greku Stefanos Dolomas 49 vjeç. Këtij të fundit i janë gjetur në banesë 91.7 gram marijuanë, të cilat do i dorëzonte tek Andon Cela dhe tek shtetasi Gramos Dervishi 45 vjeç nga Strumi i Roskovecit, me qëllim që sasia t’i tregohej si monstër blerësve të mundshëm. 45-vjeçari Dervishi nuk është gjetur nga policia dhe është shpallur në kërkim. Në posedim të shtetasit grek është gjetur edhe një sasi prej 0.6 gram kokainë.
Policia ka identifikuar edhe një tjetër pjestar të grupit kriminal, shtetasin Lame Hyska 44 vjec nga Kurjani i Roskovecit, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas policisë greke, nga metodologjia e veprimit të anëtarëve të sipërpërmendur të organizatës kriminale, struktura e tyre hierarkike dhe rolet e tyre, krijimi i infrastrukturës së përshtatshme për fazat e ndryshme të prodhimit të lëndëve narkotike, kapaciteti i plantacionit të fidanëve të marijuanës dhe sasitë e pritshme në prodhim, përzgjedhja e një zone të vështirë dhe për rrjedhojë jo lehtësisht të aksesueshëm nga autoritetet për ngritjen e plantacionit, rezulton një infrastrukturë profesionale nga ana e anëtarëve të saj, duke siguruar veprimtarinë e tyre kriminale të pandërprerë me qëllim vjeljen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike dhe trafikimin e tyre, për të përfituar një shumë të madhe të ardhurash të paligjshme, të llogaritura së paku 560.000 euro.
Në total janë sekuestruar 387 bimë narkotike marijuanë, 225.2 gram marijuanë, 0.6 gram kokainë, 5 automjete, 2270 euro, 8 celularë, 2 peshore, 4 llamba inkandeshente, të cilat përdoren për rritjen e marijuanës me metodën hidroponike dhe pajisje për kultivimin e marijuanës.
ROLET E TË DYSHUARVE
Andon Cela 49 vjeç nga Roskoveci (i arrestuar), me rol drejtues, përgjegjës i grupit kriminal, përgjegjës për gjetjen dhe dhënien e burimeve financiare për nevojat e grupit, përgjegjës për gjetjen e vendeve të përshtatshme për mbjelljen e fidanëve të marijuanës, si dhe përgjegjës për furnizimin e anëtarëve të grupit brenda zonës së plantacionit me të gjitha furnizimet e nevojshme.
Gramos Dervishi 45 vjeç nga Strumi i Roskovecit (në kërkim), përgjegjës për furnizimin e të gjithë anëtarëve të grupit brenda zonës së plantacionit me të gjitha furnizimet e nevojshme, së bashku me Andon Celën, si dhe për shpërndarjen e sasive të vjela të drogës.
Lame Hyska 44 vjeç nga Kurjani i Roskovecit (në kërkim), vepronte si ofrues i mjeteve të transportit për të lehtësuar qëllimet e grupit.
Stefanos Dolomas 49 vjeç, grek (i arrestuae), veprote si përgjegjës për ruajtjen e mostrave të sasive të korrura të marijuanës.
Skënder Toska 42 vjeç nga Përmeti (i arrestuar), 6. Pëllumb Toska 31 vjec (i arrestuar) dhe 7. Ermal Hoxha 43 vjec (në kërkim), vepronin si përgjegjës për kultivimin e marijuanës dhe ruajtjen e plantacionit.
Nga verifikimi i policisë greke rezulton se Andon Çela ishte person i shpallur në kërkim me urdhër nr. 6 datë 03.04.2024 i Hetuesit të Krimeve të Lamias, për anëtarësim në organizatë kriminale dhe rast veçanërisht të dalluar të trafikut të drogës në format e kultivimit të bimëve të gjinisë së kanabisit, shitjen dhe mbajtjen e lëndëve narkotike, të kryera bashkërisht dhe në mënyrë të njëpasnjëshme nga autorë që veprojnë në kuadër të një organizate kriminale.
Po kështu Skënder Toska, rezulton i arrestuar në vitin 2020 në Përmet në kuadër të operacionit “Mezhgorani” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, raporton euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit