LAJMI I FUNDIT:

Operacion i gjerë anti-drogë në Lezhë dhe Kurbin, asgjësohen 694 bimë narkotike kanabis sativa

Operacion i gjerë anti-drogë në Lezhë dhe Kurbin, asgjësohen 694 bimë narkotike kanabis sativa

Në kuadër të megaoperacionit të koduar “imazhi”, që po zhvillohet në Lezhë dhe në Kurbin është bërë e mundur sekuestrimi i parcelave të ndryshme me bimë narkotike.

Sipas policisë mësohet se janë djegur dhe asgjësuar 694 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.

Skuadra të posaçme policore, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.


Ndërkohë gjatë dhjetë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 15,379 bimë narkotike cannabis sativa.

“Finalizohet faza e 11-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në zona të thella dhe të vështira malore, me forca policore dhe me dronë”, sqaron policia.

“Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori