LAJMI I FUNDIT:

OpenAI pranon se GPT-4 mund të jetë më i keq në disa detyra pasi përdoruesit u ankuan se ky model është ‘më dembel’

OpenAI pranon se GPT-4 mund të jetë më i keq në disa detyra pasi përdoruesit u ankuan se ky model është ‘më dembel’

OpenAI, kompania e cila e krijoi ChatGPT-në, bëri të ditur se performanca e GPT-4shit mund të jetë me e keqe në disa detyra, teksa përdoruesit janë ankuar duke thënë se modeli i ri është më “dembel” dhe “më pak i mençur” në krahasim me modelet e kaluara.

“Përderisa shumica e metrikës është përmirësuar, mund të ketë disa detyra ku performanca mund të jetë më e dobët”, ka deklaruar OpenAI përmes një postimi në blog, përmes të cilit i prezantuan përditësimet e reja.

Përdoruesit e GPT-4 kanë filluar të ankohen javët e fundit për një performancë më degraduar në krahasim me aftësitë e mëparshme të këtij modeli të chatbot-it, raporton Business Insider, përcjell Telegrafi.


Disa shprehën zhgënjimet e tyre në Twitter dhe në forumin online të zhvilluesve të OpenAI-t rreth çështjeve që përfshijnë logjikën e dobësuar, përgjigjet më të gabuara, humbjen e gjurmës së informacionit të dhënë, vështirësinë në ndjekjen e udhëzimeve, harrimin e shtimit të kllapave në kodin bazë të softuerit dhe kujtimin vetëm të kërkesës më të fundit.

“Versioni actual i GPT-4 është zhgënjyes”, shkroi një zhvillues që përdor GPT-4 për ta ndihmuar atë të kodojë funksionet për faqen e tij të internetit.

“Është njësoj si të ngasësh një Ferrari për një muaj dhe papritmas ai kthehet në një kamionçinë të vjetër. Nuk jam i sigurt se dua të paguaj për të”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok “offline” në SHBA disa orë përpara se ndalimi të hyjë në fuqi

TikTok “offline” në SHBA disa orë përpara se ndalimi të hyjë në fuqi

Teknologji
Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para

Teknologji
Trump do ta shpëtojë TikTok - reagon drejtori i platformës sociale

Trump do ta shpëtojë TikTok - reagon drejtori i platformës sociale

Teknologji
Trump ka të ngjarë t'i jap TikTok një afat 90-ditor, a po shpëton aplikacioni nga ndalimi?

Trump ka të ngjarë t'i jap TikTok një afat 90-ditor, a po shpëton aplikacioni nga ndalimi?

Teknologji
Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për TikTok, reagon Trump: Do ta shihni se çfarë do të bëj

Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për TikTok, reagon Trump: Do ta shihni se çfarë do të bëj

Teknologji
Merret vesh data e lansimit të iOS 9

Merret vesh data e lansimit të iOS 9

Kalo në kategori