Arsenali ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Olympiacopsi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Ekipi i Mikel Artetas ka bërë një hap para drejt kualifikimit në raundin tjetër pas fitores së madhe në udhëtimin e tyre në Greqi.


Goli i vetëm në këtë fitore të klubit londinez erdhi në minutën e 81-të dhe ishte Alexandre Lacazette, i cili shënoi pas asistimit të Bukayo Saka.

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte mbrojtësi anësor, Saka, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Georgios Masouras që u notua me 6.0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët patën paraqitje të mira duke u notuar me 7.9, respektivisht 6.7

Olympiacos:

notat arsenali e1582236780450

Arsenal:

notat arsenali 1 e1582236805251

/Telegrafi/

telegrafi sport app