LAJMI I FUNDIT:

Olivia Palermo: Femra e cila xhemperin e ka futur në gardërobën solemne (Foto)

Olivia Palermo: Femra e cila xhemperin e ka futur në gardërobën solemne (Foto)

Sapo pranuam që ta veshim xhemperin e thjeshtë me pantallona elegante apo me fundin e ngushtë, ndërkaq ata tashmë arritën në radhën e parë të revyve të modës.

Olivia Palermo ka shëtitur e veshur me xhemperë rastësor në javët e modës në Paris dhe në Milano.


Dhe e dini çka? Është dukur shkëlqyeshëm – transmeton Telegrafi.

Në Javën e modës në Paris, Olivia me rrobat moderne, pantallona të gjera me jelek ka veshur xhemper klasik me gërsheta dhe këpucë fenomenale.

Në revynë Max Mara të shfaqur në Javën e Modës në Milano ka arritur e veshur me xhemper të shkurtër, të cilin e ka përshtatur me gardërobën elegante dhe me këpucë shik.

Edhe një stil interesant ka shpikur për vizitën në Javën e Modës në Milano. Xhemperin e gjatë klasik e ka veshur mbi fustanin solemn me sandale.

Gabim teorik, ndërkaq praktikisht modë e qëlluar. Kur herën tjetër mendoni që nuk keni se çfarë të vishni për ndonjë rast solemn, koktej, teatër apo për të shkuar në revy mode, provoni të kombinoni gardërobën që e keni sikur Olivia.

Edhe xhemperi mund të jetë rrobë solemne me këpucë të mira apo me çantë atraktive. /Telegrafi/