Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, tensioni mes konkurrenteve Shkurte Haxhiu dhe Benita Zena ka arritur kulmin.

Debati i tyre ka qenë i ashpër dhe ka përfshirë akuza dhe replika të forta.


Gjatë përplasjes, Shkurta iu drejtua Benitës me fjalët: “Oj Benitë, oj Benitë oj e çmontuar, oj femër e gomës. O çmontim".

Benita nuk qëndroi pa përgjigje dhe i tha: “Ti je duke i ofenduar shumicën e këtyre femrave brenda".

Por Shkurta nuk u ndal: “Kush e ka mizën ndër kapelë, s’kam çfarë të bëj".

Benita shtoi: “Të gjitha femrat jashtë edhe brenda je duke i ofenduar".

Në fund, Shkurta u mbrojt duke thënë: “Jam kundër dhe vazhdoj të jem".

Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/