Edhe pse deri në kulmin e sezonit turistik në Ohër dhe Strugë kanë ngelur vetëm disa javë, grupet e para të turistëve nga Belgjika dhe Holanda tashmë kanë arritur. Gjithnjë e më shumë vijnë edhe vizitorë nga vendet aziatike. Nga sektori i turizmit presin një sezon të mirë me mundësinë e tejkalimit të vitit të kaluar kur vendin e vizituan më shumë se një milion turistë.
“Me më shumë fluturime në Aeroportin e Ohrit, ndjehet lëvizja e tregut këtu. Tani nuk bëhet fjalë vetëm për operatorët turistikë, sepse operatorët turistikë janë thuajse të njëjtë në vitet e fundit, por mund të vërehen lëvizjet në treg të mysafirëve individual, pavarësisht nëse janë anglezë, nga vendet përreth, zvicerane më shumë”, tha Ana Jançeva – punonjëse hoteli nga Struga.
“Ka disa anulime për shkak të interesit të reduktuar, por ka rezervime të reja. Pra, mbajmë një nivel. Vitet e fundit kemi punuar me Danimarkën dhe Norvegjinë dhe kemi një numër të kënaqshëm turistësh”, u shpreh Oleg Malenko – punonjës turistik.
Një numër edhe më i madh vizitash priten për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm.
“Do ta marr si shembull Shqipërinë e cila, pas hyrjes në NATO, ka një zgjerim të madh të fluksit të mysafirëve nga shtete të reja dhe mendoj se me këtë do të stabilizohemi si sektor turizmi. Njoftimet për çdo vit po përmirësohen. Maqedonia është përhapur në shumë tregje të reja”, deklaroi Filip Stefanovski – pronar i operatorit turistik.
Pritjet janë që numri i mysafirëve holandezë këtë sezon do të jetë më i lartë se vitin e kaluar dhe do të ketë gjithashtu një rritje në numrin e turistëve nga Polonia dhe Belgjika. Një moment i mirë është se numri i linjave ajrore nga aeroporti i Ohrit po rritet. Gjatë verës, do të operojnë 10 linja ajrore sezonale dhe tetë linja të rregullta gjatë gjithë vitit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025