LAJMI I FUNDIT:

Ohër, gjashtë të arrestuar për prodhim drogash të ndryshme

Ohër, gjashtë të arrestuar për prodhim drogash të ndryshme

Gjashtë persona janë arrestuar në aksionin e periudhës nga data 20 deri 23 të këtij muaji, të kryer nga Reparti i policisë kriminale pranë SPB-Ohër.

Bëhet fjalë për masa të cilat policia i ka zbatuar në drejtim të zbulimit të personave të cilët kryejnë prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.


Në kuadër të aksionit, me urdhër të mëparshëm të gjykatësit nga procedura e mëparshme, janë kryer më shumë kontrolle në shtëpi dhe hapsirat tjera, në mjete të udhëtimit, si edhe kontrolle në njerez. Me këtë rast, janë gjetur dhe konfiskuar 60 gram drogë narkotike mariuhanë, 10 gram heroin, 21 gram amfetamin, 10 gram spid, 10 fishek dhe një revole.

Substancat janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme./Telegrafi/