LAJMI I FUNDIT:

Oficerë dhe zyrtarë të FSK-së përfundojnë trajnimin në SHBA

Oficerë dhe zyrtarë të FSK-së përfundojnë trajnimin në SHBA

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që janë oficerë e zyrtarë të kësaj force kanë përfunduar trajnimin në fushën e Menaxhimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Defense Resources Management Institute në SHBA, program ky që ka për qëllim zhvillimin e aftësive analitike të vendimmarrjes në fushën e Planifikimit Strategjik, Programimit dhe Buxhetimit të mbrojtjes.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky program akademik sponsorizohet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

“Ky program ka për qëllim zhvillimin e aftësive analitike të vendimmarrjes në fushën e Planifikimit Strategjik, Programimit dhe Buxhetimit të mbrojtjes, me fokus të veçantë në këto fusha; Përdorimin e metodave analitike, duke përfshirë formulimin e vendimeve mbi problemet, trajtimin e pasigurisë, menaxhimin e rreziqeve; Tregjet e mbrojtjes, kontraktimi, menaxhimi i performancës dhe buxhetimi; Konceptet dhe teknikat për vlerësimin e kostove financiare, përfitimit të kostove dhe analizave të efektivitetit; Buxhetimi shumëvjeçar për programet e mbrojtjes dhe rekomandime strategjike programore për Mbrojtjen”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga FSK-ja, transmeton Telegrafi.


Tutje thuhet se trajnimi mundëson që pjesëmarrësit, në të ardhmen të sigurojnë një mjedis për shkëmbimin krahasues të ideve në lidhje me menaxhimin e sigurisë së mbrojtjes në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Siguri
Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Lajme
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Lajme
Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco

Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco

Lajme
Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi

Sveçla pas aksionit në Kaçanik: Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti meritojnë drejtësi

Lajme
Kalo në kategori