Partitë politike në pushtet dhe opozitë në Maqedoninë e Veriut kanë vazhduar me “ofertat” e tyre për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që për njohësit e çështjeve politike shihen si “taktizime për të fituar pikë politike apo rritjen e popullaritetit të tyre”.
Pas partive shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët, që thanë se janë të gatshme të mos marrin pjesë në një qeveri të zgjeruar, edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se është i gatshëm që postin e kreut të qeverisë t’ia kalojë OBRM-PDUKM-së, nëse ajo mbështet ndryshimet kushtuese.
Ndryshimet kanë të bëjnë me preambulën, përkatësisht përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.
Kovaçevski e bëri këtë ofertë, siç tha ai, “në interes të zbatimit të amendamenteve kushtetuese”. Qëllimi, siç tha ai, është që bashkërisht të marrim vendimin për ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojmë rrugën drejt integrimeve evropiane.
“Shpejtësia e zbatimit është e rëndësishme duke pasur parasysh rrethanat dhe afatet, të cilat i ka caktuar vetë Bashkimi Evropian”, deklaroi kryeministri Kovaçevski në një takim me gazetarët të martën në Shkup.
Albert Musliu, njohës i çështjeve politike, thotë se kjo çfarë po ndodh në skenën politike tregon joseriozitetin e partive politike, në veçanti të OBRM-PDUKM-së, e cila sipas tij, ka dalë me kushte që duhet t’i adresohen Bashkimit Evropian dhe jo partive në pushtet.
“Mendoj se e vetmja parti që tregon joseriozitet për momentin është OBRM-PDUKM pasi që t’i parashtrosh kryeministrit Kovaçevski kusht apo kërkesë që nuk është nën kompetencat e tij, është joserioze. Që ndryshimet kushtetuese të kenë efekt të prolonguar nuk vendos Kovaçevski, por për këtë vendos Këshilli i Ministrave i BE-së. Unë mendoj se edhe kryeministri Kovaçevski është dashur t’i thotë kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Mickoski, se e pranon atë kusht, por të lutem siguroje këtë atje ku duhet dhe jo me kërkesa të njëanshme. Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen për hir të pesë komuniteteve që duhet të përfshihen në preambulën e saj, por ato bëhen edhe për zhbllokimin e procesit eurointegrues”, vlerëson Musliu.
Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup i ka quajtur “diskutime të brendshme” qëndrimet dhe propozimet e partive për formën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese duke bërë me dije se ato megjithatë duhet të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar në kornizën negociuese.
“Komisioni Evropian është i gatshëm ta mbajë konferencën e radhës sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese të lartpërmendura, në pajtim me procedurat e saj të brendshme, në afatin e përcaktuar me kornizën negociuese”, thuhet në njoftimit e Zyrës së BE-së në Shkup.
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, gjithashtu ka thënë se kërkesa e OBRM-PDUKM-së është “përtej realitetit”.
“Konkluzionet e Këshillit janë të qarta, ju duhet të bëni ndryshime kushtetuese deri në fund të procesit të skriningut për të vazhduar automatikisht me Konferencën e dytë dhe hapjen e kapitujve”, ka deklaruar Pendarovski.
OBRM-PDUKM-ja thotë se mbështetet ndryshimet kushtetuese me kusht që ato të hyjnë në fuqi pasi Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE, por edhe me kushtin tjetër që të formohet një qeveri e zgjedhur që do të përgatiste zgjedhjet e reja, por pa BDI-në, që e akuzon për “përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar.
Analisti Albert Musliu thotë për Radion Evropa e Lirë se OBRM-PDUKM-ja në vend se të bëjë kushtëzime të tilla, duhet të kërkojë vettingun e zyrtarëve që të sqarojë akuzat e saj.
“Unë jam shumë i bindur se nëse Mickoski pranon, nëse Kovaçevski pranon, atëherë edhe BDI-ja nuk do të kundërshtonte vettingun. Pra, nëse janë të përkushtuar aq shumë në luftën kundër korrupsionit, atëherë le ta pranojnë vettingun. Mendoj se ideja, të cilën e prezantoi Bujar Osmani (ministër i Punëve të Jashtme) për të angazhuar edhe përfaqësues të jashtëm për të bërë vettingun është korrekte dhe nuk ka shaka pasi nëse vijnë, ata janë objektiv dhe çdokush duhet të marrë përgjegjësinë”, thotë Musliu.
Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve, të cilat nuk i ka shumica parlamentare andaj nevojitet mbështetja e OBRM-PDUKM-së./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës