LAJMI I FUNDIT:

OEMVP kundër Ligjit të Tatimit Solidar: Është i dëmshëm për ekonominë

OEMVP kundër Ligjit të Tatimit Solidar: Është i dëmshëm për ekonominë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është shprehur kundër miratimit të Propozim Ligjit për Tatimin e Solidar, pasi vlerëson se nuk bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit, por i njëjti bën seleksionimin e kompanive dhe “dënon” të suksesshmit, të cilët jo domosdoshmërish kanë realizuar fitim shtesë si pasojë e krizës.

“Përskaj të gjitha komplikimeve të cilat ky ligj mund ti sjellë qoftë në plan afatshkurtër apo afatgjatë, ai dekurajon kompanitë të investojnë dhe të zhvillohen, sepse në rast të rritjes së të ardhurave dhe fitimit neto, do të duhet të paguajnë tatim shtesë, gjë e cila mund të stimulojë edhe më tej ekonominë joformale”, theksohet në reagimin e Odës.

OEMVP është e prerë në qëndrimin se ligji nuk duhet të miratohet dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të reflektojnë dhe të gjejnë mënyra alternative për zbutjen e pasojave të krizës.


Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori